Published On: 11 Gusht, 2017

Klubi rotarian “Prishtina-Dardania” ia dorëzoi Shoqatës së të Verbërve sistemin audio për lexim

Klubi rotarian “Prishtina-Dardania” ia dorëzoi sot Shoqatës së të Verbërve të Kosovës sistemin audio për lexim. Pajimet audio janë dhuratë e shqiptarëve të shoqatës “Basketistat” nga Londra. Në emër të Klubit Rotarian “Prishtina- Dardania” ia dorëzoi kryetari Muhamet Beqiri, kurse në emër të Shoqatës pajimet i pranoi drejtori ekzekutiv Megjid Foniqi. Ai falenderoi dhuruesit dhe rotarianët që u angazhuan për këto pajime. Klubi rotarian “Prishtina-Dardania” është shumë aktiv në të mirë të komunitetit. Kohë më parë solli ekipin e mjekëve amerikanë që kryen operacione kardiokirurgjikale të fëmijët me të meta të lindura. Ishte ky njëri ndër aktivitetet më komplekse e më të rëndësishme.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...