Published On: 11 Gusht, 2017

Klani humbës i katër palë zgjedhjeve e paskan nominuar vetveten kandidatë për kryetarë komunash

  • Kjo për fat të keq është edhe një dëshmi më tepër se në strukturat udhëheqëse qendrore të LDK-se është instalua një vendimmarrje centraliste e tipit komunist. 

Shpejtim Bulliqi

Të nderuar miq,
Përmes mediave u mësua se kryesia/klani që e ka kapur LDK-në i paska nominuar kandidatët për kryetar në disa komuna. Për ta thënë troç, kryesia/klani humbës sistematik i katër palë zgjedhjeve e paskan nominuar vetëveten si kandidatë për kryetarë komunash, gjë që mendoj që përveç shkeljeve statutare në vend që propozimet të merren nga baza ku do te votohet ata ketë punë e paskan bërë vet.
Këto propozime sot për herë të parë në historikun e LDK-se i paska bërë niveli qendror duke mospërfillur se paku propozimet e strukturave në nivel degësh siç na ishte rendi dhe praktika.
Kjo për fat të keq është edhe një dëshmi më tepër se në strukturat udhëheqëse qendrore të LDK-se është instalua një vendimmarrje centraliste e tipit komunist.
Ne vend që këto struktura të japin llogari për humbjet e njëpasnjëshme që ja shkaktuan LDK-së për këto vite, disa prej tyre e paskan nominuar vetveten kjo edhe për faktin që disa nga ta tanimë janë harxhuar/konsumuar aq shumë, dhe nuk besoj se kanë çka ti japin më qytetarëve dhe komunave ku do të rikandidojnë.
Me këto veprime të tyre përveç që po ju mbyllin derën kuadrove të reja, të respektuar të cilët do ta rikthenin besimin e elektoratit të LDK-së, besim të cilin ja humben pikërisht këta individë, sot këta të njejtit fatkeqësisht ia paskan bërë edhe njëherë me dije elektoratit, që mendojnë vetëm për vetveten dhe kolltukun e tyre.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...