Published On: 20 Qershor, 2017

“Kjo zonjë del çdo natë në orën 4:30 të mëngjesit dhe na vjedh përreth shtëpisë” (VIDEO)

Ndodh që të vidhen edhe lule, po po në Shqipëri çfarë nuk ndodh madje mund të vidhen edhe kapëset e rrobave nga komshinjtë. Megjithatë në raste të tilla nuk është dëmi ai që të ngelet në mendje më shumë se sa gjesti i personit, sepse të gjithëve po t’na kërkojë dikush diçka të vogël më parë ia dhurojmë vetë se sa të na e vjedhin.

Pranë JOQ ka shkruar një qytetar nga Elbasani, pranë zonës së qendrës spitalore të qytetit, ku një zonjë e lodhura nuk u ka lënë lule pa u marrë prej disa netësh në një orar fiks, në orën 4:30 të mëngjesit.

 Përshëndetje JOQ! U bë nata e katërt sonte që kjo plaka del kastile nga shtëpia dhe na i vjedh lulet fiks në orën 4:30. Është edhe grua e vjetër në moshë dhe më vjen keq ta denoncoj në polici”, përfundoi qytetari.

Ndoshta zonja në fjalë vuan nga ndonjë sëmundje apo ku i dihet, gjithsesi nuk është një veprim i hijshëm. Me gjasë po të kishte pensionin mbi 250 mijë lekë të vjetra, do i blinte vetë lulet pa qenë nevoja me i marr qyl në të tillë formë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...