Published On: 9 Janar, 2017

Kjo ueb-faqje ju tregon nëse ndokush ka vdekur në shtëpinë ku ju jetoni

Njerëzit, të cilët i kanë fiksim fantazmat, kanë dëshirë ta dinë nëse në shtëpinë e tyre ka vdekur ndokush ose nëse në atë shtëpi gjendet shpirti i ndonjë personi të vdekur, i cili kohë pas kohe mund t’i bezdisë banorët e shtëpisë.

Fatmirësisht, banorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës tani mund të shikojnë, nëse shtëpia e tyre ka përjetuar ndonjë fenomen të tillë. ‘DiedInHouse’ është një ueb-faqe, që është zhvilluar nga ideja e Roy Condrey-t, i cili kishte vendosur që ta bëjë një gjë të tillë, pasi që kishte dashur të mbledhë informacione për një shtëpi që e kishte marrë me qira., raporton Gazeta Kosova Sot

Mirëpo nuk kishte arritur të mbledhë informata të mjaftueshme. Ai më pas kishte zhvilluar këtë ueb-faqe, e cila funksionon përmes gjenerimit të të dhënave nga gazetat, shënimet e patundshmërive dhe lajmërimet e vdekjeve, duke u mundësuar që përbrenda pak sekondash, ju të merrni informata nëse ndokush, ndonjëherë, ka vdekur në adresën që ju shënoni. Gjithashtu, ueb-faqja ofron edhe të dhënat e detajuara të personit që ka ndërruar jetë në atë shtëpi, shkakun e vdekjes, si dhe jetëgjatësinë e personave të tjerë që kanë jetuar në atë pronë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...