Kosova Lajmi Levizes

Kjo është pasuria e Haradinajt! (Dokument)

Deputeti i legjislaturës së pestë të Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).

Ai në AAK ka deklaruar dy shtëpi banimi në pronësi të përbashkët njërën me kredi 195 mijë euro dhe një me të hyra personale 200 mijë euro.

Haradinaj sipas të dhënave ka dy vetura, e vetëm njëra  vlen 10 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Ai gjësende të ndryshme personale si psh dhurata të pranuara i ka deklaruar në vlerë 16 mijë e 500 euro.

Tutje Daut Haradinaj ka thënë se ka para të gatshme në Raiffeisen Bank 7 mijë e 457 euro.

Ai po ashtu ka kredi të cilën e ka marr për të blerë shtëpi 30 mijë euro dhe një tjetër 10 mijë euro për një investim në Marigona Residenc.

Haradinaj ka deklaruar pagën vjetore që merrte nga Kuvendi i Kosovës 20 mijë e 206 euro, të hyra nga një shtëpi të lëshuar me qira 27 mijë euro si dhe mëditje për udhëtim jashtë vendit 178 euro.

Ai ka deklaruar edhe rrogën e gruas së tij 962 euro.  /Indeksonline/

TEMAT:

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *