Published On: 9 Nëntor, 2016

Kjo është familja e presidentit të ri amerikan (Foto)

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbajtur fjalimin e tij të fitores në një sallë në Nju-Jork i rrethuar nga gruaja e tij dhe familja e “zgjeruar”.

Pra, kush janë ata që e përbëjnë familjen më të re të Shteteve të Bashkuara?

1. Barron Trump është fëmija i vetëm nga martesa e tanishme e Trumpit me Melanian. Edhe pse ai ka bërë paraqitje të shkurtra në fillim të fushatës, 10 vjeçari është mbajtur kryesisht jashtë qendrës së vëmendjes, transmeton Klan Kosova.

2. Melania Trump, një ish-modele e lindur në Slloveni, e cila u martua me Trump në janar të vitit 2005. Në korrik 2016 ajo bëri bujë pasi ka kishte bërë një fjalim në Konventën Kombëtare Republikane, në të cilën ajo u akuzua për plagjiaturë. Fjalimi i saj ishte i njëjtë si Michelle Obama që e kishte realizuar në vitin 2008.

3. Jared Kushner është burri i Ivankas, vajzës së madhe të Donald Trump. Kushner ka qenë pronari i gazetës javore Observer në Nrë York për 10 vjet.

4. Ivanka Trump është ndoshta fëmija më i njohur i Donald Trump, vajza e vetme e martesës së tij me Ivanën gruan e tij të parë.

5. Tiffany Trump është e bija e Donald Trump nga gruaja e dytë e tij Marla Maples, një ish-aktore.

6. Vanessa Trump u martua me Donald Trump Jr në nëntor të vitit 2005. Çifti ka pesë fëmijë të vegjël duke përfshirë 8-vjeçarin, Kai.

7. Kai Trump është fëmija më i madh i Vanesës dhe Trump Jr.

8. Donald Trump Jr është djali më i madh i Trump nga martesa e tij e parë me Ivanan.

9. Eric Trump është fëmija i tretë i martesës së Trump me Ivanan. Ashtu si vëllezërit e motrat e tij, ai është gjithashtu një zëvendës-president ekzekutiv i Organizatës Trump.

10. Lara Yunaska, një ish-producente e cila u martua me djalin e Trump, Eric në vitin 2014.

Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. M.muharremi thotë:

    Simpatizueseve ,popullit amerikan dhe familjarizmit se z.Tramph URIME PeR FITOREN

    Përgjigjiuni
    Pelqej(1) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...