Published On: 20 Tetor, 2016

Kjo është domethënia e ëndrrave seksuale

A ju ka ndodhur ndonjëherë që të zgjoheni krejtësisht të hutuar me ëndrra seksi për shkak të së cilës jeni trembur? Verifikoni a keni arsye për brengosje!

Tradhtia – Të shohësh në ëndërr që partneri juaj po ju tradhton, gjithsesi është një përvojë shqetësuese, mirëpo kjo nuk do të thotë se tradhtia ndodh edhe në realitet. Më së shpeshti është pasojë e braktisjes emocionale. Nëse obligimet e partnerit tuaj janë shtuar, ai ka gjithnjë e më pak kohë për t’jua kushtuar juve, ëndrra për tradhtinë e tij është pasojë e pritur.

Seks “i befasishëm” – Përvoja seksuale me dikë i cili në realitet nuk ju është tërheqës, tregon për atë që ndonjë karakteristikë e atij personi ju pëlqen shumë dhe që në mënyrë të fshehtë e dëshironi ta keni për vete.

Të bësh dashuri me një të panjohur – Është një nga ëndrrat më të zakonshme. I panjohuri në ëndërr, me të cilin konsumon një raport intensiv, korrespondon me një pjesë tënden që nuk e njeh, ose nuk arrin ta pranosh.

Seks me ish-in – Në këtë mënyrë truri juaj lirohet nga emocionet, veçanërisht nëse ai ju ka lënë. Nëse jeni tashmë në një lidhje të re, ëndrra e tillë mund të nënkuptojë se ju keni rënë në një rutinë. Ish-i është shfaqur si një shenjë se duhet përsëri ta nxisni pasionin.

Seks me shumë persona – Nëse keni parë në ëndërr sikur jeni duke bërë seks me shumë partnerë, diçka në jetën reale ju mungon. Nëse në ëndërr dominojnë femrat, ju mungon butësia, nëse janë meshkuj dhe keni qenë dominuese, atëherë ju mungojnë prekjet fizike, si p.sh. përqafimet dhe kapja përdore me partnerin, thonë ekspertët.

Personi që urreni – Ndonëse duket e pamundur, do të thotë se ai person, sado që është i padëshirueshëm, ka cilësi që edhe ju dëshironi t’i keni.

Partneri i/e gjinisë së njëjtë – Mos bëni panik nëse ëndërroni seks me partnerin e gjinisë së njëjtë. Kjo nuk do të thotë se keni ndryshuar orientimin seksual, por kërkoni më shumë mirëkuptim dhe përkujdesje nga partneri i juaj.

Të bësh seks në një vend publik – Një ëndërr e tillë është tërësisht e lidhur me dëshirën tënde për të bërë gjëra të reja dhe nuk arrin të shprehësh ekzibicionizmin sepse ke frikë.

Të bësh seks me shefin – Tregon se je tërësisht e tërhequr pas pushtetit dhe dëshiron të bindësh veten se mund të bësh për vete këdo, madje dhe ata që duken të paarritshëm.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...