Published On: 17 Qershor, 2017

Kjo bukuroshe e Kuvendit ka pasuri gjysmë milioni euro, por është e mbytur në borxhe!

 

Mirjeta Kalludra, e njohur si njëra nga deputetet më të bukura, duket se është një nga femrat më të pasura. Ajo është bërë deputete në legjislaturën e kaluar, pak kohë pas hyrjes në qeveri të LDK-së, si zëvendësim të deputetëve që lëshuan postet e tyre për t’iu bashkuar Qeverisë Mustafa.

Por, pasuria e saj duket sikur vjen kryesisht nga martesa.

Ajo ka një tokë 8.600 metra katrorë, të përfituar nga biznesi në vlerë prej 95 mijë euro, nga viti 2013, po këtë vit ajo ka krijuar një bashkëpronësi tjetër 8.300 metra katror, po ashtu të përfituar nga biznesi, në vlerë prej 15 mijë eurove, ndërsa nga viti 2010 ka një lokal afarist me 22 metra katrorë në vlerë prej 35 mijë eurove; ndërsa nga viti 2009 ka një banesë prej 220 metra katror në vlerës prej 110 mijë eurove, të përfituar nga biznesi. Kalludra ka edhe një banesë tjetër 117 metra katrorë në vlerë prej 97 mijë eurove.

Ajo është aksionare në kompaninë “Benita Company SHPK”, me 50 % të vlerës së saj nga viti 2016, e cila vlerësohet me 356.750 euro, që i bie se nga këto aksione ajo ka 178.375 euro, ndërsa ka aksione edhe në një kompani, “Produkt Invest SHPK”, por që vlera e kësaj komopanie llogaritet të jetë 900 euro.  Së bashku me pasurin  veturës 8 mijë euro, kapitali i saj arrin në 530 mijë euro.

Por, të dhënat e detyrimeve financiare bankare janë të jashtëzakonshme sa të asnjë politikani tjetër. Nga viti 2013-2020 ka obligime dy milionë euro ndaj bankës NLB, pjesa e të cilave detyrime tani sipas kohës duhet të jenë kryer më shumë se gjysma e tyre.

Po ashtu ndaj kësaj banke, ka detyrime financiare në vlerë prej 200 mijë eurove, overdraft për vitin 2016-2017.

Po ashtu ka një overdraft për të njëjtin vit nga BKT në vlerë prej 200 mijë eurove, ndërsa në Pro credit për qëllime biznesi ka një borxh (nuk shënon çfare)  në vlerë prej 550 mijë eurove, nga viti 2017-2027. Obligimi total është gati tre milionë euro, 2.95 milionë, por që vlera e borxhit është shumë më e vogël se totali ndër vite, por shumë më e lartë se vlera e deklaruar e pasurisë.

Por, ka edhe 6.400 euro para të gatshme në bankë. SHQIPTARI.eu

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...