Published On: 7 Gusht, 2017

Kini Kujdes! / Hajdutët zhvendosen me “punë” në bregdet. Ja si iu vodh makina suedezes

Hajdutët e qyteteve duket se janë zhvendosur në bregdet. Këtë e konfirmojnë edhe arrestimet e fundit nga Policia e Shtetit e cila bën të ditur se tashmë hajdutët kanë nisur “punën në bregdet, ku vetëm ditën e djeshme janë kryer të paktën 3 vjedhje në zonat bregdetare.

Objekt i pëlqyer i vjedhjeve duket se janë bërë pushues të huaj.

Një pushueseje të huaj nga Suedia i kanë vjedhur automjetin, ndërsa një tjetre i kanë vjedhur paratë dhe sendet me vlerë.

Më poshtë janë tre rastet e vjedhjeve.

VJEDHJET

Më datë 06.08.2017, gjatë natës në lagjen nr. 13 plazh, pranë banesës, shtetases C. P, vjeç 22, banuese në Goteborg, Suedi, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”.

Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, në lagjen ‘’28 Nëntori’’, në plazh rruga ‘’Dhimitër Konomi’’, shtetases V. L, vjeç 59, banuese në Vlorë, i kanë vjedhur portofolin, një celular, një unazë floriri dhe një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit K.M. e Xh.L, vjeç 26 e 29, banues në Udine, Itali e Shkodër, pasi në Plazh Velipojë, në hotel, kanë vjedhur një shumë lekësh në dhomën e shtetases M.P, vjeç 27, banuese në Tiranë. Neni 134/2 të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 1, kanë vjedhur kasetofonin në mjetin tip “Volsvagen Golf”, të shtetasit T.B, vjeç 29, banues në Kumanovë, Maqedoni. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, në Ishull, Lezhë, është konstatuar se është vjedhur banesa e shtetases V.N, vjeç 59, banuese në Ishull, Lezhë, ku kanë marrë një televizor, një laptop, një freskuese, një motokorrëse bari, një valixhe me rroba edhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin e autorëve. Neni 134 të Kodit Penal.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...