Published On: 15 Qershor, 2017

Kimete Berisha: LDK duke qeverisur me Vetëvendosjen do ta parandalonte vdekjen e saj

Publicistja Kimete Berisha renditë disa arsye pse LDK duhet të bëjë koalicion me Vetëvendosjen dhe të qeverisin bashkë. Ajo shkruan në Facebook, se LDK duke qeverisur me Vetëvendosjen do ta parandalonte vdekjen e saj

Postimi i plotë i Berishës në Facebook:

Thuaj ❤️ Po.

A ju kujtohet ajo ditë me diell (27 Gusht 2015) kur Kryeministri në detyrë Isa Mustafa, së bashku me djalin e tij Besnikun, kishin mosmarrëveshje familjare, ngase nuk binin në razi se cila ‘kafshë’ ishte Albin Kurti!

Për Isa Mustafën, Albin Kurti ishte ‘gomar’, ndërsa për Besnikun ishte ‘lopë’, dhe jo lopë e shëndoshë, por ‘lopë e çmendur’!

Tash që definitivisht u bind se Albin Kurti është njeri, Isa Mustafa duhet t’i përgjigjet ftesës së njeriut Albin Kurti për koalicion!

Pse duhet të thotë PO?

Për hir të disa miqve të mirë që i kam në LDK, po i përgjigjem pyetjes sime 😉 të cilën ma kanë shtruar edhe qindra veta!

1. LDK nuk është e gatshme për opozitë, sepse është e lodhur dhe e dërmuar. Më lehtë e ka të ‘shtrihet të vdes’, sesa të çohet edhe njëherë, pas kaq shumë viteve, t’ia nis ‘jetës’ nga fillimi!

2. LDK do të shuhej në opozitë, për shkak të ‘stilit’ të saj, mënyrës se si shprehet, zërit të ulët, për shkak se i nevojitet kohë të mësohet të jetë e treta, dhe për shkak se nuk është mësuar të jetë ‘kaq e vogël’.

3. LDK ende ndjehet më e madhe seç është, prandaj, i nevojitet së paku një vit ta bind trurin e saj se ka kaluar ‘koha’ dhe të pajtohet me realitetin e ri në të cilin gjendey.

4. LDK-në nuk e shpëton më Ibrahim Rugova. Prandaj, ka nevojë për një Ibrahim të Ri.
Në opozitë, LDK do të shuhet, ndërsa duke u bashkuar në koalicion me Vetëvendosjen, do të ndjehet gjallë, do të mbijetojë dhe do të duket (dhe do të jetë) një shpëtimtare që nuk lejon bllokimin e krijimit të qeverisë dhe Institucioneve.

5. Nëse LDK përsëri e pranon qeverisjen me PDK-në, s’kam çka flas, e dinë edhe zogjtë e malit se çfarë e pret pastaj.

6. LDK tani është si LSI në Shqipëri, prej të cilës varej deri tani krijimi i secilës qeveri. Prandaj, bën mirë ta shfrytëzoj rastin të duket ‘e madhe’, duke qenë ‘topolake’!

7. LDK nuk është mësuar të luftojë për fitore, fitoret i kanë ardhur të gatshme, falë kapialit të themeluesit të saj Ibrahim Rugova, prandaj, ata, puna e parë, duhet të mësohen t’i arrijnë vetë fitoret e veta, sepse, elektorati i saj më në fund e pranoi se Ibrahim Rugova ka vdekur dhe nuk çohet më.

8. Në rrugën e rikrijimit, më lehtë do ta kishin të krijonin një parti të re, sesa ta menaxhonin gjithë atë mllef, gjithë atë padije, gjithë atëla shpirta të fjetur, gjjthë ata njerëz që hanë bukë badava.

9. Opozitën e kanë të sigurtë, nëse jo sot, nesër, por kalimin në opozitë më mirë do t’ju binte ta shtynin për nesër.
Sepse, do të ‘blenin kohë’ duke u përgatitur për një fazë të re, të vështirë dhe të panjohur.
Njerëzit e LDK-së nuk janë mësuar të heqin keq, të shtjerrin gurmazin për pozitë e për pushtet, dhe siç thashë, s’janë mësuar të luftojnë për fitore, të cilën e kanë pasur të garantuar nga kryetari i tyre, i për së gjalli e për së vdekuru, Ibrahim Rugova.

10. Për dallim nga LDK, PDK do të rritej në opozitë, nëse do të angazhonte të rinj në parti, sepse ata që i kishte në ‘qeverinë nën hije’, ata tashmë janë harxhuar, janë konsumuar dhe s’kanë çka thonë, as nuk arrojnë të thonë më ndonjë gjë të re.

11.
LDK-së i bie që gjatë verës të ngrohet në ‘zjarrin’ e Vetëvendosjes’, por ‘pleqtë’ narthin edhe në verë. Prandaj, do të ‘ngrohen’ falas pranë Vetëvendosjes!
Thuaj ❤️ Po.
Shtyje fundin tënd për nesër.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...