Published On: 5 Korrik, 2017

Kim Jong-un: Raketa ishte një dhuratë për “bastardët” amerikanë në Ditën e Pavarësisë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tronditi SHBA-në të mërkurën pas testimit të një rakete, e cila mund të arrinte Amerikën kontinentale.

Pas testimit të suksesshëm lideri i shtetit diktatorial u shpreh para medieve vendase se kjo ishte një “dhuratë” për bastardët amerikanë” në ditën e tyre të pavarësisë.

Testi i të martës u konfirmua edhe nga ministri i Jashtëm amerikan, Rex Tillerson, i cili tha se ai shënonte “një përshkallëzim të ri të kërcënimit për mbarë botën”.

Raketa e djeshme shënonte një moment historik për programin e raketave të Koresë së Veriut dhe rriti shqetësimin në Uashington lidhur me deklaratat e Phenianit për një raketë bërthamore që mund të arrijë Shtetet e Bashkuara.

Akademia e Shkencës e Mbrojtjes e Koresë së Veriut tha se testi e kishte shndërruar shtetin e izoluar në një “vend të sigurt dhe të fuqishëm bërthamor që mund të godasë kudo në Tokë”.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...