Published On: 8 Korrik, 2017

Kickbox, Ferit Keta “shënjestron” titullin botëror

Ai është një nga shqiptarët më të suksesshëm të sportit profesionist. Në Gjermani konsiderohet pasardhës i tre herë kampionit botëror të kick boxit, Ismail Keta dhe padyshim që me punën e bërë deri tani ka arritur të përmbushë të gjitha pritshmëritë që Ismaili tashmë trajner i tij, ka pasur nga Ferit Keta. Një dinasti e vërtetë sepse për këtë familje suksesi ndërkombëtar është gdhendur në ADN-në e tyre. Kampion Europe në kickbox për federatën ISKA, Keta rrëfen momentet pas kurorëzimit me gjerdanin prestigjioz vetëm pak ditë më parë në Mynih të Gjermanisë.

“Kam punuar fort për këtë gjerdan dhe është një ndjesi e mirë që arrin ta fitosh pas një pune kaq të gjatë”.

Një duel i ashpër ndaj një prej rekordmenëve të kick boxit, holandezit Rochel Gumuljo. Por a pati frikë kampioni shqiptar se mund edhe ta humbiste atë duel?

“Vërtet që ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe e dija që kundërshtari ishte i fuqishëm por kam qenë shumë i gatshëm dhe i stërvitur për këtë sfidë”.

Tashmë beteja e radhës është mbrojtja e këtij titulli dhe më pas gjerdani kampin absolut dhe Feriti nuk e fsheh dëshirën për t’u ngjitur në majën e botës.

“Shpresoj dhe besoj që shumë shpejt do të vijë edhe titulli botëror. Sfidat bëhen më të fuqishme dhe do të punoj fort që ta mbroj dhe më pas të vijë titulli botëror.”

Ismaili është shpallur tre herë kampion bote në kickbox dhe kampioni aktual i Europës e pranon që është pikërisht trajneri i tij njeriu kyç i sukseseve që ka arritur në karrierë.
“Falë tij dhe punës që kam bërë unë kam arritur deri këtu ku jam sot dhe për këtë e falënderoj sepse ka rol shumë të vështirë”.

Feriti nuk njeh ende humbje në të dyja disiplinat ku garon, boks dhe kickbox, por ai nuk arrin të bëjë dallime.

“Faktikisht kam pasur një karrierë të mirë edhe në boks me 8 fitore dhe në kickbox gjithashtu. Kam dëshirë që momentalisht t’i bëj të dyja”.

Në Gjermani, familja Keta është shembull i profesionalizmit. Mediat gjermane i kanë dhënë një mbështetje të madhe Feritit, ndërsa Mynihu është kthyer në një shtëpi të dytë për të, por ai shton se Shqipëria mbetet një zgjedhje e panegociueshme në jetën e tij.

“Edhe atje kemi shumë mbështetje nga të gjithë por ne jemi shumë krenarë për vendin tonë”.

Suksesi europian në këndvështrimin e Feritit ka ardhur në momentin e duhur. Në Mynih, gjerdanin ia dorëzoi legjenda e boksit shqiptar,  Luan Krasniqi dhe Feriti ndihet krenar për atë moment.

Por a ka një idhull Feriti? Ai nuk ka dyshime kur pyetet për një gjë të tillë.

“Idhulli im ka qenë Ismaili sepse e kam ëndërruar përherë qëq të bëhesha një ditë si ai. Në boks kam idhull Gjetanin dhe shpresoj që të ndjek gjurmët e tyre”.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...