Published On: 26 Maj, 2017

“Ki me lyp dikon si mu”

 

Nga Kimete Berisha

 

Ia shtynë dorën si cuklës, me antipati dhe me arrogancë, ashiqare para krejt syve të botës, sepse mundet.

Njeriu bën krejt çka mundet, dhe siç “është konstatuar”, vetëm zori i zi e detyron njeriun të bëhet “i mirë”.

Melania Trump e ndjen, ajo e di në thellësi të shpirtit, është e sigurtë se nuk e gjen gjë, asnjë fije floku nuk i mungon, kur ia refuzon dorën burrit të saj, publishisht, dhe pa rreh çerpikë, prandaj e bën atë gjest dhe e përsëritë sa herë që do, sepse mundet, dhe sepse e ka gjetur kishën ku “m’u kryqu”.

Sa e herë e shoh Melanian duke ia refuzuar dhe shtyrë dorën burrit të saj, Presidentit Trump, më kujtohet Presidenti rus, ai i Koresë Veriore, më kujtohet edhe Erdogani dhe do burra tanët, të fortë të Drenicës e të Dukagjinit.

A kish guxu, me ia dhënë Zoti krahtë me fluturu t’ia refuzonte dorën dhe t’ia shtynte dorën me nënçmim dhe neveri, në sy të botës dhe satelitëve të Saturnit, për shembull Alina Kabaeva -Putinit (po ajo lë që është gruaja e tij, por edhe i ka dy djem me të, e s’guxon as me kallzu), apo Eminja- Erdoganit.

Kurrë jo. As s’kish guxu me pa ëndërr.

Kur gruaja ia shtynë dorën burrit, me atë gjest proteston që s’ka burrë, dhe proteston që detyrohet vetë të sillet si burrë.

Pakënaqësia dhe trishtimi më i madh i një gruaje është të jetojë pranë një burri të urtë që sillet si grua, që ato ndryshe e quajnë “viç”.

Sjellja e keqe e gruas është protestë.

Donald Trump mbushet mllef në gruan e tij (s’ka çka i bën gomarit, e i mëshon samarit), ndërsa zbrazet në Kryeministrin malazez, të cilin e shtyu me vrazhdësinë më të egër.

Presidenti duhet të jetë i qetë, se sikur krejt bota të jetë e jotja, nëse dashuria nuk të funksionon, nuk funksionon as ti.

Njeriu varet nga dashuria.
Jeta e njeriut varet nga paqa dhe nga dashuria.

Prandaj, Donald Trump është i rrezikshëm në mënyrë qesharake.
Se, sikur të ishte i rrezikshëm në mënyrë dramatike dhe të njëmendët, s’do t’na kish mbërri neve ymri me pa në këtë pozitë kaq poshtëruese.

Gabimi numër një i burrave (dhe burimi i pakënaqësisë së tyre) është që nuk martohen me gra të moshës së tyre dhe gjithmonë lakmojnë vajza të reja, edhe kur bëhen gërrxho.

Mosha ka rëndësi, lë përrallat ti, qysh s’ka rëndësi.
Bile me qenë gruaja, pak më e re se burri (1 apo 2 vjet) ndoshta do të ishte edhe më mirë, për të dyja palët.

Kanë thënë të parët tanë, që kanë qenë shumë më të mençur dhe më të urtë se Donald Trump:
Vjen një ditë, kur s’ka kush të na pajtojë.

Presidenti amerikan më mirë do të ishte ta lexonte Zaratustrën e ta kthente respektin te gruaja e tij (dhe ta mbronte veten nga poshtërimi para se t’i poshtërpjë të tjerët)….Zaratustrën, të cilin e ka cituar Niçe ta ketë pyetur njërin: Je nisur te gruaja? Merre kamzhikun me vete😜.

Është e vërtetë se ku e gjejmë butë, ne e pushtojmë. Dhe, sundimi ynë më shumë është protestë sesa kënaqësi (të merremi vesh)!

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...