Kulturë

KËTU MË KE,NËSE….!

 

Nuk ke fitue alergji ndaj leximit dhe nëse don ta kapësh për nostalgjie kohën e ikur para dyzet vitesh,kur notonim me varkën e gëzimeve!

Kori i pa orkestruar apo polifonia:

-Ushton Gryka e Kaçanikut,më ka ardh prapa dhe shpesh më përsëritet.

Ti aty je korife dhe e ndez atmosferën:

…për Flamurin e Skënderit…

Nuk ishim mjaft të pjekur,por edhe më pak të guximshëm,prandaj ndodhi si ndodhi e ne njeri në Lindje e tjetri në Perëndim;ngarkuar me derrte e mall.

Mbase,rezhim i rreptë i situates!

Ku pe di?!

U ndamë në teatër,ku pas kulisave,nuk bëm provë për shfaqje.Mungonte guximi e jo vullneti!

Kush të niste nga prova?

-Mallkimi i heshtur mbisundoi!Në marrëdhëniet zyrtare ishim më të guximshën,ndonëse ruhej distanca.

Kjo distance u bë mur edhe në jetën private,në fërkimet e ndrojtura.

Gjatë atyre ndejave më mundonte thellë mendimi për epilogun,të cilit nuk mund ia gjeja zgjidhjen tjertërfare,fatlume!

…Ushton Gryka e Kaçanikut….

A dota këndojmë,me ty korife, e prapë në kor të pa aorkestruar,ku ndizen ndjenjat atdhetare dhe shpirti këndon për Trimat e Idriz Seferit.

Mue do të më lironte nga sëmundja e pleqëria,se kishim gjallëri doherë,se më prek në telat e skuqur të shpirtit….

…Ushton Gryka e Kaçanikut!

Do ta vejmë në jetë (këndojmë) me rastin e parë,sepse edhe ne kemi të drejtë të rinohemi në fuqinë dehëse të këngës.

Çfarë thoni?

A do ia thekim deri në kupë?

Po nuk do vdesim pa vdek!

Hajde,në atë mënyrën tonë tu ndihmojmë trimave në Luftën e Kaçanikut,ku trimi,Isë Boletini gjashtë orë e mbajti frontin veç me gurë!E ne ç`na mbetet?

Ti Prijmë me këngë Flamurit të Skënderit….

…për të cilin luftojnë trimat e Idriz Seferit.

…Kaçanik,o shkamb e gurë…

…Vritesh e pritesh për Flamur!

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *