Published On: 30 Maj, 2017

Këto janë të gjitha premtimet e tre kandidatëve për kryeministër

Ramush Haradinaj ka premtuar se vetëm tre muaj pasi të zgjidhet kryeministër i Kosovës do t’i hiqen vizat me Bashkimin Evropian, shkruan sot, gazeta Zëri.

Ndërsa profesorit të ekonomisë, Avdullah Hotit, kandidatit të koalicionit LDK-AKR për kryeministër vështirë se do të mundë t’i besojë ndonjë profesionist i ekonomisë, i cili ka premtuar se nëse ai vjen në krye të ekzekutivit të vendit buxheti i Kosovës do të arrijë në 5 miliardë euro, duke u trefishuar kështu nga buxheti aktual.

Ky premtim mund të jetë i realizueshëm vetëm nëse bashkohet buxheti i Kosovës dhe i Shqipërisë, për të cilën gjë angazhohet i nominuari i lëvizjes “Vetëvendosje” për kryeministër, Albin Kurti.

Edhe ky i fundit nuk i ka shpëtuar gjatë këtyre ditëve premtimeve megalomane për votuesit, e njëri ndër ta është se pensioni minimal në Kosovë do të dyfishohet, duke synuar se në këtë mënyrë ta fitojë besimin e dhjetëra mijëra pensionistëve kosovarë.

Ndërsa premtimi më “astronomik” i këtyre ditëve ishte i liderëve të tri partive: Kadri Veselit, i cili premtoi rritje të pagave në sektorin publik për 30%, që përkthyer në shifra i bie rritje të shpenzimeve për këtë kategori buxhetore për hiç më pak se 200 milionë euro, Fatmir Limaj, që premtoi 400 milionë euro investime vetëm në sektorin e bujqësisë dhe Behgjet Pacolli, që premtoi rritje ekonomike të vendit prej 8 për qind, derisa investimet e huaja dhe eksportet vendore po shënojnë rënie të vazhdueshme.

Gazeta “Zëri” i ka analizuar premtimet e parafushatës së këtyre liderëve, të cilat sipas ekspertëve të ekonomisë janë megalomane dhe të parealizueshme, me të cilat, siç thonë ata, synohet vetëm joshja e votuesve më 11 qershor.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...