Published On: 17 Maj, 2017

Këto janë produktet më të mira për Gaming!!

Në vazhdimësi janë duke u bërë hulumtime me fokus të veçantë në përmirësimin e performancës së produkteve për Gaming. E gjithë kjo me qëllimin kryesor përmirësimin e eksperiencave të gamerëve.
Kjo pasi sipas hulumtimeve të bëra kohëve të fundit, Gamerët paraqitet të jenë konsumatorët më të mëdhenj që shprehin në vazhdimësi interesim për produktet e Gaming.

Këto përfundime kanë dalur nga një hulumtim i bërë nga YouTube, ku numri i gamerëve që janë vazhdimisht aktiv është mbi 83%, ndërsa ata që janë të moshës mbi 30 vjeçare dhe njëkohësisht janë prindër është rreth 30%.

Por e veçanta e këtij hulumtimi ishte përfundimi që doli si i befasishëm pasi edhe numri i gamereve femra është vazhdimisht në rritje, me rreth 23%.

Por nuk janë vetëm këto shifra, ato që i detyrojnë kompanitë e teknologjisë që të fokusohen në inovacione dhe ngritjen e performancave të produkteve që i ofrojnë.

Ndikimi që gamerët kanë në blerjen e një produkti për gaming, në bazë të vlerësimeve të tyre nëpër platforma të ndryshme, sipas hulumtimit doli të ketë ndikim me rreth 73%, ku po këta persona kanë ndikim edhe në ngritjen e shitjeve të produkteve të dedikuara për gaming.

E veçanta e këtij hulumtimi, ishte vëmendja e kushtuar ndaj produkteve që vlerësohen si më të mirat për gaming.
Sony PlayStation 4 Pro

Pajisje për gaming që karakterizohet me sistem super të fuqishëm, ku eksperienca e lojërave virtuale vjen krejtësisht në një tjetër nivel. Përmban procesor 8 bërthamësh AMD Jaguar, që plotësohet përmes GPU AMD Radeon me performancë prej 4.20 teraflops dhe 8 GB RAM memorie, të llojit GDDR5, ndërsa memorie të brendshme prej 1TB/. Pamja e jashtme është mjaft elegante, me ngjyrë të zezë dhe me butonat përmes sensorëve. Sistemi i brendshëm i PS4 është bërë me një dizajn aq specifik, sa që e bën PS4 të lehtë për tu bartur dhe njëkohësisht fleksibil. Paneli kontrollues Wireless DualShock 4 v2 është një pajisje mjaft inovative, me sensor six-axis dhe panel të prekjes që ofron bashkëveprim mes lojërave dhe lojtarëve. Gjithashtu ju mundëson të futeni në Netflix, Youtube dhe stream të tjerë.

Xbox ONE S

Ju do të përfitoni nga argëtimi perfekt në shtëpinë tuaj me sistemin All in One të Xbox ONE, i cili njihet si konzola më e mirë për lojëra, për të shikuar filmat tuaj të preferuar apo për përdorimin e rrjeteve sociale, e shumë opsione të tjera. Luani lojëra nga më të ndryshmet që janë të përshtatshme për këtë konzolë, duke përfshirë edhe lojërat klasike nga Xbox 360. Xbox One S është momentalisht versioni më i avancuar i Xbox, sepse si shtesë e të gjitha karakteristikave tjera ka edhe një memorie prej 500GB. Në kutinë e lojës ju do të gjeni kontrollera ëireless të bardhë, një mbajtëse vertikale për konzolën tuaj dhe kabllo HDMI, dhe gjithashtu edhe 14 ditë anëtarësim në Xbox Live. Kjo pajisje argëtimi për gjithë familjen ofron edhe mundësinë e qasjes në Netflix, Youtube në kualitetin 4K.

Gaming PC

Nëse flasim për Gaming PC, gama e produkteve është shumë e gjerë.

Të gjithë PC e prodhuara në mënyrë të veçantë për gaming janë të projektuara deri në detajin më të vogël, e gjithë kjo me qëllimin e ofrimit të një eksperience sa më fantastike për gaming.

Jo më kot vlerësimet e këtyre Gaming PC marrin vlerësime tejet të larta nga ekspertët e fushës së gaming dhe njëkohësisht interesimi për avancimin e këtyre produkteve është në fokusin kryesor të produkteve të teknologjisë.

Megjithatë në vendin tonë përkundër një numri të konsiderueshëm të gamerëve, është e vështirë që të gjenden të gjitha këto pajisje për tu blerë.

Këtë risi të blerjes me shumë lehtësi të këtyre produkteve e ofron vetëm Gjirafa50.com, platformë në të cilën gjenden mbi 24.000 produkte të teknologjisë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...