Published On: 16 Qershor, 2017

Këto janë 50 sfidat e “Balenës Blu”

“Balena Blu” përshkruhet si një lojë, por nuk mund ta konsiderosh të tillë.

Adoleshentët që e luajnë këtë lojë duhet të pranojnë një numër sfidash, saktësisht 50, ku sfida e fundit është vetëvrasja.

Në internet janë publikuar 50 sfidat e kësaj loje, të cilat Gazeta Express jua sjell më poshtë, me qëllim që të shihni nëse fëmijët tuaj po e luajnë këtë lojë, duke vërejtur në sjellje gjëra që i kërkon “Balena Blu”.

Për shumicën e sfidave, personi që luan duhet të dërgojë fotografi si dëshmi te “përgjegjësi”, personi që e ka futur në lojë.

1. Me një brisk rroje shkruaje “f57” në dorën tënde, dërgo foton te përgjegjësi;

2. Zgjohu në 4 e 20 të mëngjesit dhe shikoje video që ta dërgon përgjegjësi (zakonisht janë video horror dhe shumë të frikshme);

3. Prite dorën me brisk rroje përgjatë venave, por jo shumë thellë, vetëm 3 prerje, dërgoja foton te përgjegjësi;

4. Vizatoje një balenë në një letër, dërgoja foton përgjegjësit;

5. Nëse je gati të bëhesh balenë, shkruaje në këmbë “Po” me prerje. Nëse jo, prite veten disa herë, që ta dënosh;

6. Detyrë me shifër;

7. Shkruaje me brisk rroje “f40” në dorë, dërgoje foton te përgjegjësi;

8. Shkruaje “#I_am_whale” (Unë jam balenë) në profilin tënd në rrjetet sociale;

9. Duhet ta tejkalosh frikën;

10. Duhet të zgjohesh në orën 4 e 20 të mëngjesit dhe të shkosh në kulm të një objekti (sa më lart më mirë);

11. Bëje balenën në dorë me brisk rroje, dërgo foton;

12. Shikoje video të frikshme/horror që t’i dërgon përgjegjësi, gjatë tërë ditës;

13. Dëgjo muzikë që ta dërgojnë “ata” (përgjegjësit, zakonisht janë muzikë shumë depresive);

14. Prite buzën;

15. Shpoje dorën me gjilpërë disa herë;

16. Bëji diçka të keqe vetes, sëmure veten;

17. Shko në çatinë më të lartë që mund të gjesh. Rri aty;

18. Shko në një urë, qëndro buzë saj;

19. Ngjitu në një vinç, ose të paktën tento të ngjitesh;

20. Përgjegjësi shikon nëse je person i besueshëm;

21. Bisedo me një “Balenë” (lojtar tjetër si ti ose përgjegjës të lojës) në Skype;

22. Shko në një çati dhe ulu buzë saj, me këmbët e varura;

23. Një detyrë tjetër me shifër;

24. Detyrë sekrete;

25. Takohu me një “Balenë”;

26. Përgjegjësi të tregon datën e vdekjes dhe ti duhet ta pranosh;

27. Zgjohu në orën 4 e 20 të mëngjesit dhe shko në hekurudha, kudo që mund të gjesh një hekurudhë;

28. Mos bisedo me asnjë person gjatë gjithë ditës;

29. Bëj një betim se “Je një balenë”;

30 deri 49. Çdo ditë duhet të zgjohesh në orën 4 e 20, të shikosh video horror, të dëgjosh muzikë që “ata” ta dërgojnë, të bësh një prerje në trupin tënd çdo ditë dhe të takohesh me një “Balenë”;

50. Kërce nga një ndërtesë e lartë, merrja vetes jetën.

Andaj, nëse vëreni fëmijën tuaj se po bën një nga këto sfida, ndërmerrni menjëherë masa sepse ai po e luan këtë lojë. /Gazeta Express

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...