Published On: 2 Gusht, 2017

Kështu ndodh kur tenton të korruptosh policin me 5 mijë lekë

Një 32 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka tentuar të korruptojë një polic policie për t’i shpëtuar gjobës.

Policia e Vlorës njofton se shtetasi Gentian H është ndaluar nga policët në aksin Vlorë-Orikum, pasi është konstatuar pa rripin e sigurimit. Blutë e qytetit bregdetar i kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit për të vijuar me plotësimin e masës administrative.

Drejtuesi i automjetit  në momentin e dhënies së dokumentacionit punonjësit të policisë,  ka vendosur në brendësi të tyre 500 lekë të reja, duke u munduar t’i shmanget vendosjes së masës administrative, por duke shkuar në komisariat me këmbët e tij.

/Gazeta Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...