Published On: 24 Prill, 2017

Kështu mendojnë hakerët në CIA për programin tuaj antivirus

Në 8000 faqe, gjoja të të dhënave nga hakerët për CIA, të publikuara nga WikiLeaks, ndër të tjera janë edhe shqyrtimet e disa prej programeve më të njohura antivirus.

Hakerët e Agjencisë së inteligjencës amerikane thuhet se janë duke u përpjekur që të thejnë mbrojtjen e ndryshme të antivirusëve dhe në bazë të kesaj të nxjerrin konkluzionet. Megjithatë, të dhënat që ka publikuar WikiLeaks nuk janë të rregulluar në mënyrë sistematike në mënyrë që në bazë të tyre të mund të nxirren konkluzione, por ata më shumë janë të formës ilustruese.

Për shembull, për programin e popullarizuar Avira, hakerët e CIA thonë se “është i lehtë për t’u shmangur”. Kompania gjermane tha në një deklaratë tha se riparoi “një lëshim të vogël” vetëm disa orë pasi WikiLeaks publikoi dokumentin.

Kur është fjala për antivirusin Comodo, CIA ka komente kontradiktore. Një haker thotë se Comodo është “dhimbje në prapanicë”. Ai kap çdo gjë, derisa nuk ndalet”. Megjithatë, ai pohon se versioni gjashtë nuk është aq efektiv. Përfaqësuesit e Comodo thanë se versioni i tanishëm është 10, në të cilin ata kanë riparuar të gjitha lëshimet. Kaspersky Lab është një nga produktet kryesore kur është fjala për mbrojtjen e kompjuterit tuaj, por nuk mund t’ju mbrojë nga CIA. “Gabim në kod na lejon që të kapërcejmë mbrojtjen e Kaspersky”, shkroi një haker. Themeluesi Eugene Kaspersky e ka refuzuar këtë koment dhe tha se gabimi që ka gjetur CIA është riparuar disa vite më parë.

CIA duket se kanë një “truk” me të cilin mposhti antivirusin AVG, ndërsa kompani holandeze Avast, pronare e AVG-së, është duke përgatitur një deklaratë. Ndoshta komentet më të këqia i mori antivirusi finlandez, F-Secure, të cilin hakeri e ka përshkruar si “produkt të nivelit më të ulët që na shkakton probleme minimale”.

Nga F-Secure në një deklaratë theksuan se programet e tyre janë përshkruar në vende të tjera si një pengesë serioze ndaj sulmeve dhe është çështje pse CIA nuk paralajmëroi kompanitë softuerike për gabimet në programet e tyre antivirus.

Më së shumti probleme për hakerët e CIA-s ka shkaktuar programi antivirus rumun, BitDefender. “Mjerisht, ne e provuam këtë. BitDefender është ende i zemëruar”, kanë shkruar hakerat. Komenti i vetëm nga Marius Buterchi nga Bitdefender ishte se “ne i zbulojmë mjetet e CIA-s”.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...