Published On: 10 Gusht, 2017

Kështu mbrohet SHIK-u dhe antiinstitucionalizmi nga KMDLNJ!

  • Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KLMDNJ), vlerëson se nuk ka vullnet serioz nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Në një komunikatë për media, KLMDNJ  ka theksuar se në vend është krijuar një mjedis ku shantazhimi është bërë një mjet legal për kundërshtimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit dhe sigurimin e votave.

“KMDLNJ konsideron se opozita nuk ka të drejtë ta kushtëzojë votimin duke e kundërshtuar Kadri Veselin, sikur që as pozita nuk do të kishte të drejtë ta kushtëzonte votën kundër Albin Kurtit apo Avdullah Hotit si kandidatë të mundshëm për post të kryeministrit. Sigurisht se PAN , në rrethana të kushtëzimit dhe shantazhit për emrin e propozuar, nuk do të marrë pjesë në punën e seancës konstituive, sepse këtë të drejtë ia njeh Kushtetuta prandaj është krijuar një situatë bllokuese ku njëra palë e akuzon të tjetrën për bllokim të seancës”, thuhet në komunikatë.

Për më tepër, KMDLNJ konsideron se subjektet politike janë të pasinqerta, sepse po i fshehin qëllimet e vërteta përmes akuzimit të njëra-tjetrës për bllokim, e ai është se duan të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

KMDLNJ më tutje thekson se është shumë e pamoralshme nga deputetët që menjëherë pasi u certifikuan – me ç’rast iu aktivizuan llogaritë e tyre bankare që marrin mjetet nga Kuvendi në emër të pagave – tash të luajnë një rol bllokues që dëmtojnë rëndë interesat e qytetarëve të Kosovës dhe shtetit të Kosovës.

Për këtë arsye KMDLNj propozon që deputetët e Kuvendit të Kosovës të mos kompensohen për punën e dëmshme që janë duke e bërë siç është bllokimi dhe paralizimi i jetës institucionale të Kosovës./GazetaExpress/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...