Published On: 4 Korrik, 2017

Kështjella ilire e qytetit antik Oeneum në Tetovë

Abdulla Mehmeti

Kështjella ilire e qytetit antik Oeneum, 2 km në veriperëndim të qytetit të sotëm të Tetovës, e njohur si ,,Hisar”, ose Kalaja e Shipkovicës, sipas hartës botërore të kështjellave antike bën pjesë në kështjellat më të vjetra të Gadishullit Ilirik dhe jo vetëm. I pari që shkroi për këtë kështjellë ka qenë historiani romak Tit Livi (Livi është historiani më i rëndësishëm romak i kohës së Augustit. Ai lindi në Patatvium (Padova e sotme) në vitin 59 ose 69 p.e.s dhe vdiq në vitin 17 të erës sonë).

Kjo kështjellë është dalluar përnga materiali ndërtimor i saj, blloqet e gdhendura prej mermeri cilësor, është rindërtuar disa herë, sidomos gjatë periudhës së Mesjetës, pas dëmtimeve dhe shkatërrimeve nga sulmet barbare të kohëpaskohshme. Dëmtimin më të madh kjo kështjellë e pësoi gjatë ndërtimit të kalasë së re të qytetit të Tetovës në periudhën e sundimit Osman, për ndërtimin e së cilës u morën blloqet e mermerit nga muret e kësaj kështjelle antike për t’u vendosur në muret e kalasë së re mbi Tetovë, në një kodër në anën tjetër të lumit Artat (Shkumbin).

Përveç autorëve të huaj, për këtë kështjellë kanë shkruar edhe disa autorë shqiptarë, por ekspedita kërkimore-shkencore në këtë lokalitet kanë organizuar kohë pas kohe vetëm arkeologët serbë, të cilët gjithçka që kanë gjetur në këtë lokalitet e kanë interpretuar jo përmes gjuhës së shkencës, por të interesave politike sllave.

Një thesar në vete i zbuluar rastësisht nga kjo kështjellë është skulptura e valltares ilire ,,Menada” (Menata), shekulli IV p.e.r., të cilën janë munduar ta përvetësojnë studiuesit maqedonas si vlerë të trashëgimisë së tyre, nga e ashtuquajtura periudhë e ,,Maqedonisë antike”.

Ajo që pritet të del në sipërfaqe nga e kaluara e jonë e hershme, e cila ende është e pazbuluar, por që flet dhe rënkon shqip nga thellësitë e shekujve, sigurisht ka me çka dhe pse ta trondit botën shkencore dhe qytetërimin e sotëm.

Kështjella të tjera antike në trojet etnike shqiptare në krahinën e sotme të Maqedhonisë ka me qindra, të cilat i presin duart e shkathta të arkeologëve dhe studiuesve shqiptarë. Mbretëri të tëra mbeten ende të pazbuluara nën tokë, si ajo Dardane, Pajone, Madhedone, etj.

Pushtimet dhe okupimi i territoreve nuk bëhet vetëm për pushtimin e hapësirës për jetesë, as vetëm për resurse natyrore, por edhe për falsifikimin e historisë, për t’i arsyetuar pushtimet e sotme dhe robërinë e popujve dhe krahinave shqiptare, nga fqinjët e ardhur në këto anë pas një civilizimi disa mijëvjeçarë të mëhershëm, pellazg-ilir-shqiptar. Këtë e kanë dëshmuar shumë autorë të huaj dhe sidomos arktefaktet e zbuluara gjatë viteve të fundit.

Të mos flemë edhe më tej, o shqiptarë!

(4.VII.2017)

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...