Published On: 13 Qershor, 2017

Këshilltari Merkelit: Programi i Bashës është bërë në bashkëpunim me CDU-në, është i besueshëm dhe i zbatueshëm

  • Këshilltari Merkelit në fushatën e PD-së.

Në Elbasan, këshilltari i Angela Merkel, Hans Joachim Falenski theksoi përpara qytetarëve që morën pjesë në takimet e organizuara nga Partia Demokratike, se programi i Lulzim Bashës është i besueshëm, konkret dhe i zbatueshëm.

Falenski shtoi se ky program është bërë në bashkëpunim me CDU-në gjermane, e se ky program në Gjermani ka dhënë rritje ekonomike dhe ka krijuar vende të reja pune.

“Partia Demokratike, në bashkëpunim me Fondacionin ‘Conrad Adenauer’ në Shqipëri dhe me Partinë Kristian-Demokrate dhe Kristiansociale në Gjermani, kanë hartuar këtë program ekonomik për një të ardhme më të sigurt, për më shumë vende pune. Angela Merkel e vërteton çdo ditë në Gjermani që ky program funksionon, sepse çdo ditë e më shumë krijohen vende pune. Prandaj, ky program ekonomik do të funskionojë dhe do të krijojë vende pune. Me qëllim që kjo të bëhet realitet, ju bëj thirrje të votoni më 25 qershor dhe u thoni të gjithë miqve dhe të afërmve tuaj të shkojnë të votojnë. Zgjidhni më 25 qershor kandidatin tuaj, Lulzim Basha dhe Partinë Demokratike, e pastaj rruga për në Europë do të jetë më e shpejtë”, tha Falenski, transmeton tch.

Më herët, në takimet e tij në Kavajë dhe Durrës, Falenski theksoi se investimet e huaja janë një domosdoshmëri për zhvillimin e Shqipërisë.

“Cili investitor i huaj do të investonte në Shqipëri, kur këtu nuk ekziston shteti ligjor? Kjo duhet të ndryshohet urgjentisht. Prandaj më 25 qershor ky vend meriton një qeveri me Lulzim Bashën dhe me Partinë Demokratike. Ne besojmë se Lulzim Basha dhe Partia Demikratike do të sigurojnë një shtet ligjor në këtë vend”, është shprehur Falenski.

Aleati gjerman i Bashës, përveçse akuzoi Ramën si personin që e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe qeverisi me persona me rekorde kriminale, tregoi edhe një arsye përse – sipas tij, – shqiptarët nuk duhet ta votojnë.

“Sipas një sondazhi serioz, 56 për qind e shqiptarëve duan të largohen nga ky vend për arsye ekonomike. Ata duan të largohen, sepse nuk mund të durojnë më qeverinë Rama. Çfarë rekordi negativ. Por a duhet të thërrasim vetëm Rama, ky është turp? Jo! Qeveria ‘Rama’ duhet të ikë. Kjo është më e thjeshta dhe më e mira”, ka deklaruar këshilltari i Merkelit.

Këshilltari gjerman i CDU-së kishte edhe një mesazh për integrimin europian të vendit.

“I tregoni kartonin e kuq Partisë Socialiste dhe LSI-së. Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Europa ka nevojë për këtë ndryshim. Votoni për ndryshimin e qeverisë dhe Shqipëria do të futet më shpejt në Europë”.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...