Published On: 18 Gusht, 2017

Këshilltari i Kadri Veselit, ambasador në Kroaci (Foto)

Postin e mbasadorit të Kosovës në Kroaci e mban përkohësisht Uliks Emra, derisa atë ta zëvëndësojë i përzgjedhuri tashmë për këtë pozitë, Gëzim Kasapolli.

Ish këshilltari i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sic mëson Magazina.al, tashmë ka marrë vendimin për të qenë ambasador në këtë shtet i cili pas Shqipërisë, llogaritet në rajon, si vendi më më i rëndësishmi për Kosovën, për shkak të qasjes që ka me raport me Serbinë.

Ky vendim ende nuk është publik, por i njejti, sic merr vesh Magazina.al, ka ngjallur reagim tek strukturat e PDK-së, duke qenë se bëhet fjalë për një pozitë me peshë dhe shumë kush para Kasapollit është thënë se e meritonte.

Njëri ndër ata që në qarqet e PDK-së, është cilësuar si i përshtatshëm për këtë pozitë është politikani kosovar me shtetësi kroate, Agim Ceku.

Ish kryeministri i Kosovës ka një lidhje të fortë me këtë shtet në të cilin u shkollua kaloi një pjesë të madhe të jetës në të, dhe si ushtarak luftoi në anën e kroatëve kundër Serbisë.

Përkundër kësaj vendimi është marrë dhe Kasapolli, ish zëdhënës i Partisë Social Demokrate dhe ish zv.ministër i Integrimeve do ta përfaqësojë Kosovën në shtetin kroat.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...