Published On: 6 Nëntor, 2016

Këshilltarët ekonomik të Angela Merkel realizojnë programin ekonomik të PD-së

Partia Demokratike me mbeshtetjen e CDU-së së Kancelares Angela Merkel ka përfunduar programin e zhvillimit ekonomik për shtatë fusha: ekonomi tregu, financa publike, arsim dhe energjitikë, infrastrukturë, zhvillim rural dhe teknologji informacioni.

Programi ekonomik i PD-së, i prezantuar ditën e djeshme, mbi të gjitha e vendos theksin në një ekonomi pa monopole, më pak taksa dhe më shumë investime. Basha tha se Partia Demokratike në qeveri do të aplikojë taksë të sheshtë 9 përqind dhe tatim mbi vlerën e shtuar 15 përqind.

Për drejtuesin e politikave ekonomike të Conrad Adenauer, Matthias Schafer, programi ekonomik i PD-së është i përshtatshëm për të zgjidhur problemet që frenojnë rritjen ekonomike. Schafer tha se ky program ka aftësinë dhe zgjidhjen për të kthyer besimin se gjendja ekonomike e Shqipërisë nesër mund të ndryshojë. Ai nënvizoi se programi ekonomik i PD-së, nuk është një premtim bosh por tepër realist me taksa të thjeshta dhe transparente.

Sipas Partisë Demokratike, tatimet dhe taksat, do të përbëjnë gjithmonë pjesën më të vogël të kostos së qytetarëve dhe të sipërmarrjeve dhe do të kthehen tërësisht në shërbim të tyre.

Që do të thotë: taksa të ulëta; taksë e sheshtë 9 për qind, TVSH 15 për qind, taksa të ulëta, më pak taksa. Dhe asnjë shpenzim që nuk shkon tërësisht në shërbim të taksapaguesit

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...