Debate Lajmi Levizes

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së: Nuk e votojmë Kadri Veselin për kryeparlamentar dhe s’ka koalicion me PAN-in

  • Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së.

LDK’ja nuk do ta mbështesë kandidaturën e mundshme të Kadri Veselit për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i LDK’së, Isa Mustafa i cili ka thënë se partia e tij  nuk do ta votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit nëse ai propozohet nga koalicioni PAN për këtë post.

Mustafa ka ripërsëritur edhe njëherë se LDK e as koalicioni LAA nuk bën koalicion me koalicionin kundërshtar, PAN.

“Në asnjë rast nuk do të bëjmë koalicion me PAN-in dhe poashtu LDK-ja dhe deputetët e LDK-së nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit sepse konsiderojmë se ai është një prej iniciatorëve të prishjes së marrëveshjes sepse ka vënë interesat e veta para interesit të shtetit dhe nga njerëz të tillë nuk duam të drejtohet Kuvendi i Kosovës”, ka thënë Mustafa pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së./klankosova

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *