Published On: 14 Dhjetor, 2016

Këshilla e mjekëve: Mos luani me shëndetin, hiqni letrën e aluminit nga kuzhina

Letra e aluminit gjen përdorim në kuzhinë, sidmos për ruajtjen dhe transportin e ushqimeve por që doktorët kanë pohuar se ajo shkakton probleme të rënda në shëndetin e njeriut.

Por pse janë kundër mjekët përdorimit të letrës së aluminit? Ata kanë theksuar se: “Nëse gatuani me letrën e aluminit, atëherë jeni duke luajtur me shëndetin tuaj”. Sipas tyre, alumini i bën keq trurit, pasi është një metal neurotoksik, emri i të cilit është lidhur prej vitesh me shkaqet e shkaktimit të sëmundjes së Alcajmerit.

Ekspozimi ndaj këtij metali shkakton probleme në tru dhe përgatituni që të keni shqetësimi me koordinimin, kontrollin e trupit, kujtesën dhe ekuilibrin. Gjithashtu mund të ndikojë negativisht edhe në kockat e trupit. Metali lufton me kalciumin e kockave për të gjetur hapësirë brenda tyre dhe shpesh del fitues ndaj këtij elementi kaq të rëndësishëm për jetën e njeriut.

I dëmshëm sipas tyre është dhe për mushkëritë dhe shkakton fibrozë pulmonare. Edhe kur jeni duke ngrohur diçka me letrën e aluminit rrezikoni që t’i merrni përmes frymës copëzat e padukshme të metalit, të cilat janë vdekjeprurëse për mushkëritë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...