Published On: 21 Prill, 2017

Kërkesë e re për Qeverinë në lidhje me veteranët

Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon nga Qeveria nisjen e zbatimit të Ligjit të ndryshuar të veteranëve dhe amendamentimin e Ligjit për invalidët e luftës, para se të përmbyllë programin me Kosovën.

Një kërkesë e tillë është bërë gjatë takimeve të zyrtarëve të Kosovës me ata të FMN-së në kuadër të takimit vjetor të FMN-së, që po mbahet në Washington.

Dhe kjo kërkesë është parakusht për përmbylljen e programit të Fondit me Kosovën, ku kjo e fundit përfiton deri në 100 milionë euro.

Një gjë të tillë, FMN-ja ia ka kërkuar edhe Ministrit të Punës, Arban Abrashi, i cili zotohet se pensioni i kategorizuar i veteranëve do të nisë në momentin kur të përfundojë klasifikimi.

Ligji është nënshkruar nga presidenti dhe pritet të hyjë në fuqi më 1 maj, por zbatimi i tij nuk mund të ndodhë deri nga mesi i verës.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...