Published On: 15 Gusht, 2017

Kërcënon Milaim Zeka: Nëse PAN nuk sjell emër për kryeparlametar deri të hënën, Nisma të largohet nga koalicioni

  • Deputeti i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka ka kërcënuar se në rast që PAN nuk sjell emër të kandidatit për kryeparlamentar më së largu deri të hënën, ai do të jetë kundër.

“Çdo budallallek, e ka një fund. Çdo konflikt, e ka një marrëveshje. Çdo bllokadë, një zgjidhje. Kjo loja e VV-së, duke bojkotuar mbledhjet konsultative, duhet ta ketë një fund për PAN-in.

Nëse PAN-i, deri javën që vjen, nuk do ta sjell emrin e kandidatit për kryetar të Parlamentit, unë si deputet i Kosovës, do të dale me këto propozime:

1. Nisma të largohet nga PAN

2. NISMA të propozoje kandidatin për Kryetar të Parlamentit, në emër të PAN-it

3. Nëse asnjëra alternative, vota ime nuk shkon për PAN-in dhe krejt këtë e bëjë për hirë të votueseve të mi, dhe që politiken e parlamentin, nuk i shoh si shtratin tim të fundit në jetën time!!!”, ka shkruar Zeka në profilin e tij në facebook.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...