Published On: 28 Nëntor, 2016

Kërcënohet nga radikalët islamik Unikkatili, këngëtari i famshëm shqiptar (Video)

 

Në një postim në faqen e rrjetit social facebook, “All-llahu është një”, është bërë thirrje për linçimin e këngëtarit Viktor Palokaj, i njohur me emrin artistik, Unikkatili, duke e konsideruar si një vrasës, dhe qafir, e shejtan.

Unikkatili jeton në SHBA, dhe motivet e tij kryesore në tekstet e këngëve janë atdhetare dhe po ashtu që thyejnë konvencat tradicionale dhe janë në frymën e këngëve të shumicës së këngëve të reperëve, jo vetëm të huaj, por edhe shqiptarë.

Ndërsa, qëllimi i nxitjes së urrejtjes apo thirrjes për rrezikim të jetës së Unikkatilit, bëhet edhe më i qartë nëpërmjet thirrjeve të komenteve në faqe, edhe pse ka shumë prej tyre që i dalin në mbrojtje këngëtarit, duke i treguar se thirrjet e tilla janë nxitje për krim.

  • Në vijim teksti linçues, ku i është vënë kryqi apo X mbi foton e tij, duke nënkuptuar kështu edhe eliminim e tij. SHQIPTARI.EU
  • “Unikkatil = Uni-Qafir
  • Esselamu Alejkum vëllezër dhe motra të ndëruar.
  • Ky person me nofkën “unikkatil” e ka emrin Viktor Palokaj, i cili është një qafir i fëlliqur që tallet me fejën e Allahut në tekstet e tij.
    Ne të gjithë e dijmë se muzika është haram, “uniqafiri” me tekstet e tij fyese, duke përdorur fjalë të fëlliqura shumicën e rinisë e ka vënë në degjenerim.
  • KATIL – Nga gjuha arabe do te thotë ”vrasës”, andaj, vrasësi i moralit të shqiptareve është ky.
  • Ja disa argumente nga tekstet e tij:
    _______________________________________________________
    –mka marr malli … me dal me pi me dosta per bajram…
  • –A don me dit diqka jom ka thrras ZOT E ALL-AH
    Po kurgju t’k**t spo bojn te dyt kemerr po ma l’shojn
    Njerzt kur veti i ndihmojn thojn qe PERENDIT harrojn ….
  • —Kanuni i Katilit ju ka qit prej stilit,
    Kur t’ju vjen n’Kosov sikur Gjebrailit, ——-
  • —E kapi e kalli 1 joint i ngrehi 3 4 tim —–
    —Jo se nguca shoki ai vet u kap Kshtu qe zoti mu mjep leje —
    _______________________________________________________
    Besoj se mjaftojnë këto edhe pse ka ende shumë….
  • O vellëzer largojuni këti “idhulli” të flliqur, kti shejtani të prisht.
  • Ne duhet të marim shembull nga gjeneratat e para të muslimanëve e jo nga pabesimtarët.
  • I Dërguari -alejhi selam- ka thënë: ’’Kush i përgjason një populli ai është prej tyre.’’ (Transmeton Ebu Davudi)”

Lexoni edhe: 

http://www.shqiptari.eu/the-independent-harta-e-re-greqia-behet-shqiperi-dhe-disa-foto-kaq-te-rralla/

http://www.shqiptari.eu/shqiponja-me-dy-koka-simboli-yne-me-i-lashti-i-botes/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...