Lajme

Kërcënohet gazetari i portalit satirik Kukunews

Është kërcënuar gazetari i portalit satirik Kukunews.

Vullnet Krasniqi, ka marrë disa mesazhe me përmbajte kërcënuese, pasi ika publikuar disa lajme satirike në këtë portal, njofton Klan Kosova.

Gazetari Krasniqi, rastin e ka lajmëruar edhe në Polici.

 Ndërsa edhe këta të fundit e kanë konfirmuar rastin.

“Në Prishtinë, viktima mashkull ka raportuar se pasi ka publikuar disa lajme satirike është kanosur me mesazhe me përmbajtje kërcënuese”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Klan Kosova.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori, ndërsa njësitet përkatëse të policisë janë duke vazhduar hetimet për këtë rast.

Ndërsa më poshtë është një shkrim satirik, të cilin e ka publikuar Kukunes pas marrjes së këtyre mesazheve.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *