Published On: 13 Qershor, 2017

Kërcënimi i hapur i Ilir Metës: S’e dekretoj kryeministrin nëse preket vota

Ky i sotmi është kërcënimi më i fortë i Ilir Metës, që kur partia e tij, LSI, u shpall si “armiku” i dy partive të mëdha, PD e PS.

Nga selia e LSI, por duke folur si president, Ilir Meta paralajmëroi se nuk do ta dekretojë qeverinë e re, nëse do të cënohen votat (më poshtë fjala e plotë në faqen e lapsi.al).

“Askush të mos shpresojë që vë dorë mbi zgjedhjet dhe bëhet pjesë e manipulimit të zgjedhjeve që do të ketë dekret për kryeministër apo për ministër. Dhe këtë do t’ua bëj të qartë të gjithë ndërkombëtarëve… Të mos i shkojë mendja njeriu të prekë 1 votë, se as në ëndrrën më të keqe nuk e ka parë fundin më të keq. Dhe kjo nuk është fjala e Lulzim Bashës te sera e tij politike. Kjo është fjala e Ilir Metës”.

Manipulimi, sipas Metës, po bëhet duke përdorur policinë e shtetit.

“…përmes keqpërdorimit të policisë, që ende drejtohet nga një nga përgjegjësit kryesorë të ndërmarrjes së drogës, që turpëroi gjithë Shqipërinë dhe kriminalizoi të gjithë vendin, i cili qëndron aty vetëm si rezultat i shkëmbimit që është bërë në kurriz të standardit të zgjedhjeve, të drejtorit të OSHEE me atë të policisë së shtetit. Megjithatë për këtë nuk do të flas më shumë, pasi ia ka cuar një mesazh zotit Rama lidhur me “Haki Drogën”, i cili nuk duhet të guxojë më të përdorë policinë e shtetit në mënyrë policeske, antiligjore, përmes inskenimeve mafioze, tipike të tij dhe të gjithë segmenteve që drejtojën atë dhe të jeni të sigurt, ky është një plan i lexuar tashmë nga të gjithë qytetarët shqiptarë, i lexuar nga vetë socialistët dhe demokratët dhe përgjigjja do të jetë e paparë çdo ditë dhe në mënyrë të veçantë më 25 qershor”.

Prandaj ai e paralajmëroi edhe drejtuesit e policisë, se nëse “ngatërrohet” në manipulimin e zgjedhjeve, nuk do të ketë gjë t’i shpëtojë.

Dhe nuk do të tolerohet askush që vë dorë mbi zgjedhjet. I ka marrë Edi Rama mesazhet. Po ua them edhe të tjerëve, që janë ministra, që kanë qenë ministra, që duhet të bëhen ministra: duhet të harrojnë pjesëmarrjen e tyre në përpjekje për të manipuluar dhe dhunuar procesin zgjedhor. Dhe njëkohësisht ka filluar monitorimi i gjithë drejtuesve të policisë, i veprimeve të tyre të paligjshme, siç ishte veprim i paligjshëm dhe kriminal ndaj Elez Gjozës, siç ishte veprimi i Beratit. Të gjithë drejtorët e policisë, gjithë drejtuesit e policisë, të gjithë përgjegjësit e ndërmarrjes së drogës – ka edhe policë të ndershëm që s’kanë pranuar të bëhen pjesë e këtyre turpeve që i takojnë policisë së kohës së Gazidedes – të gjithë këta janë nën monitorim non stop. Dhe nuk do t’i shpëtojë asnjë gjë”.

Nëse vota cënohet, jo vetëm që do të ketë krizë politike, por edhe përballje me populli, paralajëron sërish Meta.

Unë po u them edhe njëherë: unë do të dëgjoj vullnetin e popullit shqiptar. Askush të mos provokojë popullin shqiptar, askush të mos provokojë qytetarët shqiptarë, askush të mos përplaset me vendosmërinë e rinisë së Shqipërisë për t’i dhënë fund njëherë e mirë kësaj politike kriminale, që luan me votën, me zgjedhjet, me ekonominë, me të ardhmen e vendit”.

A është ky një skenar i ngjashëm me Maqedoninë, ku presidenti Ivanov mbajti peng për disa muaj kryeministrin Zaev duke mos e dekretuar? Ilir Meta thotë se s’ka asgjë të përbashkët.

“Nuk ka lidhje me këtë rast, sepse këtu nuk ka lidhje për të frenuar vullnetin e lirë të popullit shqiptar, por bëhet fjala për të ndëshkuar ata që do të prekin vullnetin e lirë të popullit shqiptar. Është krejt e kundërta (e Ivanovit). Kriza vjen nga prekja e zgjedhjeve.”

Për Metën zgjedhja e shqiptarëve duhet të jetë e thjeshtë mes të ardhmes së tyre dhe fatit të dy individëve “ish -emigrantë”, siç i quan ai Ramën e Bashën.

“Më mirë të largohen dy ish –emigrantë në rast se nuk dëshirojnë të qëndrojnë si njerëz normal në këtë vend, sesa të largohen 56 % e shqiptarëve që sipas Gallupit duan të ikin nga Shqipëria. Pas Sierra Leones, jemi vendi i dytë në botë, në mes të Europës, vend anëtar i NATO –s dhe konkurrojmë me Sierra Leones që është duke bërë luftëra civile. Përse? Për shkak të kësaj arrogance kriminale ndaj vendit, ndaj qytetarëve, ndaj ekonomisë dhe në radhë të parë ndaj votës së lirë. Ata që shkatërruan votën e lirë në partitë e tyre dhe ju i shikoni shumë qartë”.

Meta thotë se LSI e ka betejën me Edi Ramën, që sipas tij po keqpëdor shtetin, pasi PD për të nuk arrin të dalë as parti e tretë me “aleancën e errësirës” dhe “planin e zi” për të manipuluar opinionin publik duke sulmuar LSI.  

“Është e qartë që LSI ka vetëm një garë me shtetin që keqpërdor për fat të keq ish bashkëkryetari im, për vendin e parë, dhe të cilën do ta fitojë këtë. Është e padiskutueshme.

Përsa i takon Lulit, të gjithë e kuptoni që unë s’e ndihmoj dot në këtë garë të dëshpëruar që ka nisur me PDIU për vendin e tretë, sepse tashmë është i treti në Dibër, i katërti ose i pesti në Elbasan, rrezikon të ngelet përfundimisht i katërti në shumë vende të Shqipërisë. Natyrisht që ka një aleancë të hapur, kjo nuk është më e fshehtë, është një aleancë errësire, bazuar në një plan të zi të dy individëve, për të manipuluar opinionin publik për interesa te tyre dhe oligarkisë, jo të qytetarëve”.

 Meta tha se po bashkëpunon me PDIU për të mbrojtur votat. Por ai akuzoi edhe KQZ se po përpiqet të frikësojë qytetarët me hedhjen e shortit për numëruesit që do të ndahen mes LSI dhe PDIU. Deklarata e sotme është një përshkallëzim i sulmit që Meta ka nisur ndaj Ramës e Bashës, të cilët, nga ana e tyre, e kanë kthyer LSI në shenjëstër kryesore, duke e bërë kryefjalë të fushatës së tyre elektorale dhe duke i kushtuar më tepër rëndësi se programeve apo premtimeve. /Lapsi.al

 

 FJALA E PLOTË E METËS

Është e qartë që LSI ka vetëm një garë me shtetin që keqpërdor për fat të keq ish bashkëkryetari im, për vendin e parë, dhe të cilën do ta fitojë këtë. Është e padiskutueshme.

Përsa i takon Lulit, të gjithë e kuptoni që unë s’e ndihmoj dot në këtë garë të dëshpëruar që ka nisur me PDIU për vendin e tretë, sepse tashmë është i treti në Dibër, i katërti ose i pesti në Elbasan, rrezikon të ngelet përfundimisht i katërti në shumë vende të Shqipërisë. Natyrisht që ka një aleancë të hapur, kjo nuk është më e fshehtë, është një aleancë errësire, bazuar në një plan të zi të dy individëve, për të manipuluar opinionin publik për interesa te tyre dhe oligarkisë, jo të qytetarëve.

…përmes keqpërdorimit të policisë, që ende drejtohet nga një nga përgjegjësit kryesorë të ndërmarrjes së drogës, që turpëroi gjithë Shqipërinë dhe kriminalizoi të gjithë vendin, i cili qëndron aty vetëm si rezultat i shkëmbimit që është bërë në kurriz të standardit të zgjedhjeve, të drejtorit të OSHEE me atë të policisë së shtetit. Megjithatë për këtë nuk do të flas më shumë, pasi ia ka cuar një mesazh zotit Rama lidhur me “Haki Drogën”, i cili nuk duhet të guxojë më të përdorë policinë e shtetit në mënyrë policeske, antiligjore, përmes inskenimeve mafioze, tipike të tij dhe të gjithë segmenteve që drejtojën atë dhe të jeni të sigurt, ky është një plan i lexuar tashmë nga të gjithë qytetarët shqiptarë, i lexuar nga vetë socialistët dhe demokratët dhe përgjigjja do të jetë e paparë çdo ditë dhe në mënyrë të veçantë më 25 qershor. Kështu që për atë tjetrin nuk ia vlen të merremi se garën e ka me PDIU.

LSI nuk rrezikon asgjë. Më dëgjoni me vëmendje. Këto janë përpjekje për të frikësuar qytetarët. LSI dhe PDIU do të jenë në një bashkëpunim shumë të ngushtë për të garantuar votën e të gjithë qytetarëve shqiptarë, jo vetëm atyre që votojnë për LSI apo PDIU, por edhe partitë e tjera cilado qofshni ato, sepse kjo nuk është një aleancë e dy individëve kundër LSI apo PDIU, kjo është një aleancë e tyre kundër të gjithë qytetarëve shqiptarë, kundër zgjedhjeve normale, demokratike, të qeta dhe të barabarta. Kështu që LSI dhe PDIu kanë komisionerë në të gjithë Shqipërinë dhe do të kenë një bashkëpunim shumë të ngushtë edhe gjatë procesit të numërimit.

Të mos i shkojë mendja njeriu të prekë 1 votë, se as në ëndrrën më të keqe nuk e ka parë fundin më të keq. Dhe kjo nuk është fjala e Lulzim Bashës te sera e tij politike. Kjo është fjala e Ilir Metës.

Dhe askush të mos shpresojë që vë dorë mbi zgjedhjet dhe bëhet pjesë e manipulimit të zgjedhjeve që do të ketë dekret për kryeministër apo për ministër. Dhe këtë do t’ua bëj të qartë të gjithë ndërkombëtarëve.

Ora që shqiptarët të votojnë dhe të ndëshkojnë kartelën e krimit dhe të drogës që kërkon të frikësojë dhe dhunojë qytetarët shqiptarë, ka ardhur dhe nuk thehet më mbrapsht. Të gjithë duhet të pranojnë verdiktin e qytetarëve shqiptarë dhe në radhë të parë të rinisë së Shqipërisë.

Më mirë të largohen dy ish –emigrantë në rast se nuk dëshirojnë të qëndrojnë si njerëz normal në këtë vend, sesa të largohen 56 % e shqiptarëve që sipas Gallupit duan të ikin nga Shqipëria. Pas Sierra Leones, jemi vendi i dytë në botë, në mes të Europës, vend anëtar i NATO –s dhe konkurrojmë me Sierra Leones që është duke bërë luftëra civile. Përse? Për shkak të kësaj arrogance kriminale ndaj vendit, ndaj qytetarëve, ndaj ekonomisë dhe në radhë të parë ndaj votës së lirë. Ata që shkatërruan votën e lirë në partitë e tyre dhe ju i shikoni shumë qartë.

U bë një referendum që të mos kandidonte Ben Blushi në Partinë Socialiste, përve listave që i bënë si i bënë, punë e tyre, apo ai tjetri që do të bëjë Republikën e Re dhe i përjashtoi të gjithë figurat, ikonat e PD pa e mbledhur kryesinë, kur edhe Doktori që e kemi kritikuar aq shumë, është baba i asaj partie, i mblidhte forumet, apo jo? Ata duhet ta dinë. Në partitë e tyre të bëjnë çfarë të duan. Ata kanë dy vota, shqiptarët kanë mbi 2 milionë vota dhe 1 milion do të jenë shuplaka ndaj kësaj arrogance dhe ndaj kësaj përpjekje kriminale për të cënuar besimin e shqiptarëve te vota e lirë, e drejtë, e barabartë.

Çfarë përgjigje doni ju për PD kur në një orë fjalim në Dibër, 55 minuta është marrë me PDIU. Mirë ndaj LSI se ka marrë ca drejtori me tendera e lekë dhe duhet ta sulmosh, por tani të merresh me PDIU, çfarë do të thotë. Do të thotë që je parti e katërt në Dibër.

Por nuk doja të zgjatesha me Lulin, se Luli ka shumë probleme. Që nga puna e orës dhe të tjera, por Luli ka një të mirë: që të paktën me kriminelë, me banditë, me trafikantë droge nuk shoqërohet dhe nuk komunikon. Këtë të mirë ne duhet t’ia njohim. Ndoshta këtë e ka edhe këshillë nga baba (Berisha).

(Për Fatos Nanon) Mos prisni nga unë të merrem as me rilindësa as me pseudorilindësa. Ua kam thënë dhe dëgjojeni këtë fjalë dhe mbajeni mend mirë. Më 25 qershor do të votohet për një ndryshim historik, për 20 vitet që vijnë, jo për t’u kthyer 20 vjet pas.

Unë po paralajmëroj dhe lajmëroj cilindo që mendon se mund të vërë dorë, siç po punohet, mbi votën e lirë të qytetarëve shqiptarë, që nuk do të ketë dekret as për kryeministër, as për ministër. Dekretet do të vijnë vetëm nga një proces i ndershëm zgjedhor. Asgjë tjetër. Pikë! Në qoftë se këtë gjë nuk e kupton njeri, do ta provojnë. Por para se të shkojmë te dekreti kemi ca punë të tjera më 25 qershor në darkë dhe me 26 qeshor në mëngjes. Procesin e drejtë e vendos populli shqiptar dhe rinia e Shqipërisë, e cila nga sot deri më 26 qershor do të jetë për të mbrojtur votën e saj kundër oligarkisë që kërkon të përzërë rininë e Shqipërisë,  (Ivanovi, Ivanovi … zëra nga gazetarët), që kërkon ta kthejë Shqipërinë në një depozitë të mbetjeve të rrezikshme të Italisë dhe Europës, ta kthejë Shqipërinë në një magazinë dhe një plantacion të drogës së gjithë botës. Kjo histori ka përfunduar.

Nuk ka lidhje me këtë rast, sepse këtu nuk ka lidhje për të frenuar vullnetin e lirë të popullit shqiptar, por bëhet fjala për të ndëshkuar ata që do të prekin vullnetin e lirë të popullit shqiptar. Është krejt e kundërta (e Ivanovit). Kriza vjen nga prekja e zgjedhjeve. Dhe nuk do të tolerohet askush që vë dorë mbi zgjedhjet. I ka marrë Edi Rama mesazhet. Po ua them edhe të tjerëve, që janë ministra, që kanë qenë ministra, që duhet të bëhen ministra: duhet të harrojnë pjesëmarrjen e tyre në përpjekje për të manipuluar dhe dhunuar procesin zgjedhor.

Dhe njëkohësisht ka filluar monitorimi i gjithë drejtuesve të policisë, i veprimeve të tyre të paligjshme, siç ishte veprim i paligjshëm dhe kriminal ndaj Elez Gjozës, siç ishte veprimi i Beratit. Të gjithë drejtorët e policisë, gjithë drejtuesit e policisë, të gjithë përgjegjësit e ndërmarrjes së drogës – ka edhe policë të ndershëm që s’kanë pranuar të bëhen pjesë e këtyre turpeve që i takojnë policisë së kohës së Gazidedes – të gjithë këta janë nën monitorim non stop. Dhe nuk do t’i shpëtojë asnjë gjë.

Nuk më intereson se çfarë thotë njëri dhe tjetri. Unë po u them edhe njëherë: unë do të dëgjoj vullnetin e popullit shqiptar. Askush të mos provokojë popullin shqiptar, askush të mos provokojë qytetarët shqiptarë, askush të mos përplaset me vendosmërinë e rinisë së Shqipërisë për t’i dhënë fund njëherë e mirë kësaj politike kriminale, që luan me votën, me zgjedhjet, me ekonominë, me të ardhmen e vendit.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...