Published On: 31 Maj, 2017

Këputen kabllot e internetit në Gjilan, VV akuzon kundërshtarët se ia bën me kast (Foto)

Vetëvendosje është ankuar se dikush nga kundërshtarët politikë, qëllimisht, e ka këputur një kabllo interneti që t’ia pamundësojë tubimin e planifikuar në Gjilan.

Zyrtarja për media e Vetëvendosjes, Tinka Kurti, ka shkruar në Facebook se këtë e kanë bërë “koalicionet e frikës”.

Jo postimi i plotë i saj:

Koalicionet e frikës i ka zënë paniku. Dikush e ka prerë kabllin e internetit që siguronte lidhjen për tubimin tonë hapës në Gjilan.

Pra, imagjinojeni deri ku ka arritur frika e kundërshtarëve, që as në debate s’po vijnë e tani duan të na pengojnë tubimet.

Kjo është shkelje e Kodit të Mirësjelljes së Subjekteve Politike, si dhe e rregullave të KQZ. Përveç kësaj është gjest prej humbësish. Ne nuk na ndalin këto vogëlsira. Tubimi ka me qenë madhështor.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...