Published On: 24 Prill, 2017

Këngëtarja gjermane në Eurovizion bën shqiponjën, por komentuesit “e kryqëzojnë” (FOTO)

Në Eurovizionin e këtij viti, që do të mbahet në Kiev të Ukrainës, pritet që Gjermania të përfaqësohet nga këngëtarja Levina.

Ajo do të paraqitet me këngën “Perfect Life”, me të cilën u përzgjodh si fituese në kompeticionin kombëtar në Gjermani.

Së fundmi, Levina ka qenë në Tiranë dhe ka postuar në Facebook një foto ku duket duke bërë krahët e shqiponjës.

“Mirëdita Tirana! Çfarë vendi i bukur, faleminderit për mikpritjen! Sot mësova për këtë shenjë që përfaqëson zogun e flamurit shqiptar. Ttë festojmë diversitetin”,- shkruan Levina.

Por fotoja e saj me një mesazh të ëmbël nuk është pritur aq mirë nga komentuesit që e kanë kritikuar pasi, sipas tyre, shqiponja nuk mund të quhet thjesht zog, por është një simbol për shqiptarët që duhet trajtuar me respekt.

Nuk e dimë nëse kjo foto e saj me shenjën e shqiponjës është thjesht një entuziazëm i këngëtares me kontaktin me Shqipërinë apo është një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve për të marrë votat në Eurovizion 2017.  /Blitz.al/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...