Published On: 23 Nëntor, 2016

Katër gjyqtarë nga Kosova pranohen në FIFA

Nga edicioni 2017/18, arbitrat e Kosovës pritet të përfshihen në listat e FIFA-s për të drejtuar ndeshjet e futbollit në garat evropiane, shkruan sot Koha Ditore.

FIFA ia ka konfirmuar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) se katër arbitra nga Kosova janë përfshirë në listat për t’iu nënshtruar testimeve dhe për të ndjekur seminaret, në mënyrë që të jenë të gatshëm për edicionin e ardhshëm.

Arbitrat Genc Nuza, Bujar Selimaj, Fatlum Berisha e Lumturie Muhadri priten të jenë arbitrat e parë ndërkombëtarë nga Kosova, pas luftës. Ata do të marrin gradën fillestare, nëse kalojnë testet.

Në fakt, FFK-ja kohë më parë ka dërguar në FIFA një listë me emrat e arbitrave që plotësojnë kriteret për të ndarë drejtësinë në arenën ndërkombëtare, por vetëm katër prej tyre janë përzgjedhur.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...