Published On: 31 Maj, 2017

Katastrofë për Realin (Foto)

  • Gareth Bale nuk është 100 për qind gati për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve ndaj Juevntusit, e cila do të zhvillohet më 3 qershor.

Trajneri Zinedine Zidane ka marrë sot një lajm të keq, pasi vet Gareth Bale e ka konfirmuar se nuk është gati 100 për qind.

Ai tha se nuk ka luajtur që shtatë javë dhe nuk është gati për të luajtur 90 minuta, pavarësisht se është stërvitur nga dy herë në ditë.

“Jo, nuk jam 100 për qind gati. Nuk kam luajtur që gjashtë ose shtatë javë që prej operimit. Edhe kur luaja kam pasur dhimbje, ku kam marrë hapa”, tha fillimisht Bale, transmeton Express.

“Unë jam shëruar, por nuk jam 100 për qind gati edhe pse kam punuar nga dy herë në ditë në javët e fundit, në mënyrë që të jem sa më i përgatitur”.

Ai po ashtu tha se finalja e Cardiffit do të jetë speciale për të, sepse luhet në qytetin e tij të lindjes dhe këtë e kishte ëndërruar gjithmonë.

Në vend të bale në finale nga minuta e parë pritet të luaj mesfushori spanjoll, Isco.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...