Published On: 19 Nëntor, 2016

Kasapi i fshatit amerikan i ka ndërruar mjetet e vrasjes

 

Nëse është e vërtetë se Dino Asanaj, ish drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) është vetëvrarë me 13-30 goditje me thikë, atëherë ka gjasa që edhe gërvishtjet në qafë, në kokë, dhe në pjesët tjera ti ketë bërë vetë Astrit Dehari, i vdekur pas lëndimeve të marra në trupin e tij në burgun e Prizrenit.

Madje ka edhe një paradoks tjetër, nga përfundimet mjekoligjore dhe të hetuesisë. Si mund të pranohet vdekja nga asfiksia, ndërsa ndihma e parë nuk i jepet as nga motra që i vjen në ndihmë si me pahir, pa nguti, krejt ngadalë i shkon si gjyshe ti përgjigjet thirrjes për ndihmë ndaj njeriut që me sekonda po luftonte me vdekjen, dhe hyn në dhomë e del, pa u shënuar apo dëshmuar askund, madje as në raportin e autopsisë, se çfarë bëri ajo apo çfarë ndihme elementare dha, si masazh zemrës, frymëmarrje artificiale apo për çfarë është e pritur nga ndihma e shpejt në këto raste.

Gardianët as që reagojnë, më shumë e mbrojnë derën se merren me njeriun në kapërcim të jetës. Janë thirrjet e disa të burgosurve që duket se alarmojnë paksa, por ndihma e parë nuk shkon para 2 minuta e gjysmë edhe pse motra medicinale ndodhet brenda objektit, e cila si në një situatë krejt normale shkon pa nguti tek pacienti. Dhe pas katër minutave nga koha kur i hapet dera, nxirret nga aty Adtri Dehari, nga disa të burgosur. Kjo është situata që shihet në pamjet e publikuara nga mediat.

 

LEXONI edhe:

http://www.shqiptari.eu/greqia-e-terbuar-dhe-kisha-greke-falsifikimi-i-historise-dhe-gjuha-shqipe/

Pyetja e parë është pse në këtë kohë nuk ka mjek në burg? Madje a ka burgu mjek, gjë që sigurisht se duhet ta ketë minimalisht një. Pse ai nuk ndodhej aty? (Edhe pse kjo nuk është habi, duke ditur papërgjegjshmërinë e shumicës së mjekëve, madje edhe në shërbimin terciar në QKUK, ku nuk e respektojnë orarin fare (shumica apo mbi 90 %), edhe pse profesor e akademik madje). A ndodhej mjeku aty dhe nuk shkoi ti jepte ndihmë në dhomë, por vetëm motra dhe (mjeku) kërkoi t’ia dërgonin në ambulancë? Kjo e fundit nuk duket se ka ndodhur sepse ka gjasa që Astriti të jetë dërguar drejt në spital.

Por, ne nuk e dimë kur fillon ti jepet ndihma e parë nga mjekët, sa kohë bën derisa dërgohet deri në spital, dhe nëse vërtet nga një asfiksi e tillë mund të vdiste një njeri i shëndetshëm.

Mediat që e morën si ekskluzive botimin e këtyre pamjeve, veçmas TV KLAN e ka dhe e kishte për obligim profesional e moral ti siguronte edhe këto pamje apo dëshmi, të rrugës së vdekjes në vijim të Astrit Deharit. Nuk kanë dhënë jo më pamje me video, por as dëshmi mjekësore, personazhesh, gardianësh dhe të tjera, në vazhdimin e luftës për mbijetesë të Astrit Deharit.

LEXONI edhe:

http://www.shqiptari.eu/skandaloze-videot-u-manipuluan-astrit-dehari-vdiq-ne-spital-ne-ora-15-nga-burgu-sipas-videove-doli-gjalle-ne-ora-16-00-video/

Por, ngarendnin të përshpejtonin ta bindnin opinionin se ja ai u vetëvra, ndërkohë që pamjet i bashkohen dëshmive se ai u nxor i gjallë, ashtu siç pohojnë edhe relacionet zyrtare nga burgu dhe ato mjekësore.

Pra, pa u thelluar deri këtu se kush e shkaktoi vdekjen e Astritit vet ai apo një vrasës apo dy, jemi përballë një vrasje të ngadaltë dhe të koordinuar nga jashtë, që mund të ketë nën kontroll gardianët, motrën medicinale, dhe ndihmat e mëtejshme mjekësore. (Ora e pranimit në urgjencë 15.20 minuta e 5 nëntorit), pa shenja jete, ndërkohë, në 15.30 është edhe raporti i anestezistit, i cili po ashtu e përshkruan pa shenja jete. (Ndërsa sipas kamerave, videos së publikuar ngjarjet fillojnë të shihen pas orës 15.53 minuta?!).

Kjo argumentohet në një shkrim paraprak të botuar nga ne, ku dëshmohet mospërputhshmëria e kohës.

Raporti i autopsisë dhe analizat ende nuk e kanë hequr dilemën nëse shishja e plastikes brenda saj (mjalta) ishte e përzier me substancë helmuese dhe vdekjeprurëse.

Më tej akoma shton dyshimet raporti i autopsisë. Nëse e lexoni me vëmendje ekspertize, raporti mjekësor që përshkruan plagët e Astrit, gërvishtjet e thella në qafë dhe kudo, përveç që nuk saktëson mjetin me të cilin janë bërë, pasi thotë me një mjet të fortë ‘të përshkruar si më sipër apo të ngjashëm’, le pretendimin e një mjeti të ndryshëm të përdorur nga shishja e gjetur.

Po ashtu, prerjet nuk tregojnë këndin, dhe as kahjen nga janë bërë, dhe nga shkonte forca e goditjes. Këto do të tregonin apo do të mund të hiqnin dilemat nëse ishte vrasje apo nëse ato shenja u bën nga vetë viktima, pasi duart e vetë viktimës, nuk mund të linin shenjat e plagës, këndet dhe thellësinë e plagëve, njësoj me të një vrasësi, pasi ndryshon tërësisht këndi i shkaktimit të plagës (nga ajo që e bën vet viktima), dhe kahja e veprimit të forcës gjatë përdorimit të saj për shkaktimin e plagëve.

Po ashtu raporti thotë se megjithëse 13 analiza toksikologjike, për barna dhe droga kanë dal negative, ato kanë mbetur të konfirmohen.

Nevoja për konfirmim dëshmon, që ka ende dyshime, dhe se nuk janë hequr ato. E mbi të gjitha ka nevojë të hiqet dyshimi, nëse ka pasur ndonjë helmim specifik, që nuk përfshihet apo zbulohet në këto 13 analiza.

Nuk mjafton të thuhet në raport se plagët dhe vdekja u bë nga vetë viktima, pa u qartësuar këto detaje që i sqaron vetëm fizika.

Po ashtu vetngulfatja me një shishe, siç edhe rezulton nga ky rast është më e vështira e mundshme për tu bërë.

Por, këto detaje të gjitha të çojnë në një përfundim të vetëm logjikë, se njeriu nuk mund të marrë vendim, që ta vrasë veten ngadalë dalë, herë duke i bërë vetës plagë në qafë, nën nofull, në ballë, dhe në fund edhe në fyt. Kjo pasi nuk kanë asnjë lidhje me njëra tjetrën, dhe siç e saktëson raporti nuk janë vdekjeprurëse ato.

Raportet për vetëvrasjet, edhe për njerëzit me depresion të thellë, gjë që askush nuk e ka evidentuar tek Astrit Dehari, nuk kanë karakteristika të tilla.

Përkundrazi, karakteristikat e rastit “Dehari” janë të ngjashme me ato të rastit “Dino Asanaj”. Asnjë njeri në botë, psikologjikisht nuk mund ti shkaktojë dhimbje të vazhdueshme vetvetes, brenda një kohe, që mund të zgjasë edhe me orë, pasi instinkti i mbijetesës kundërvepron, dhe çdo dhimbje e përsëritur e kthjellon ndërgjegjen. Andaj gjasat minimale, edhe pse zyrtarisht thuhet se Dino Asanaj u vetëvra, pavarësisht se sa mëkatarë ishte, rrethanat e vdekjes e bëjnë të pabesueshme vetëvrasjen. Akti nuk mund të përsëritet brenda një kohe të shkurtër me intensitet dhimbjeje në rritje. Asnjë psikolog dhe teori psikologjie nuk e favorizon këtë.

Dhe për habinë tjetër që të dy sipas raportimeve arrijnë gjallë në spital, apo që të dy kanë dalur gjallë nga vendi i mbytjes (vetëmbytjes).

Dhe ky përngjasim i rasteve të çon në dyshimin se vrasësi i “Fshatit amerikan”, ka ndryshuar mjetet!

Kjo nuk do të thotë se dorasi është i njëjtë, por menaxherët e vrasjeve në të dyja rastet nuk janë treguar diskret, që të fshehin gjurmët mjaftueshëm, në përpjekje për ti bërë sa më të besueshme se ishin vetëvrasje!

SHQIPTARI.eu

 

Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. Xhafer Leci thotë:

    Këtu po sjell komentin tim, cilin e pata bër në fillim kur u dha lajmi për vdekjen e tij.

    Vdekje tepër e dhimbshme, por edhe e turpshme. Nuk dua të shpekulloj me paragjykime, por nuk është ky rasti i parë që populli nuk u beso të dhënave të policësë dhe mjekësisë tonë. Dilema e dyshimeve për vrasjen-mbytjen e Astritit mbetët e hapur…

    Përgjigjiuni
    Pelqej(7) Nuk Pelqej(2)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...