Published On: 11 November, 2016

Kapet kosovari me 12,5 kg drogë në Tabanoc

Nëpunësit doganorë të Maqedonisë nga Sektori për punë operative në bashkëpunim me nëpunës policorë në vendkalimin kufitar Tabanoc, në kufi me Serbinë, dje nga një automobil me targa gjermane konfiskuan rreth 12,5 kg marihuanë.
Drejtoria e doganave informoi se mbrëmë rreth orës 22:00, në vendkalimin Tabanoc, në dalje të Republikës së Maqedonisë është ndalur automobili me targa gjermane, i drejtuar nga personi E.D.R., shtetas i Kosovës, me të cilin ka udhëtuar edhe një persona tjetër – shtetas gjerman. Gjatë kontrollit të automjetit me qen të doganës, në disa vende (zbrazëtira të fabrikës) u gjetën gjithsejt 40 paketime të mbushura me materie të gjebër barore, për të cilën, pas kontrollmit të kryer me tester për drogë, janë marrë indikacione se bëhet fjalë për marihuanë, me peshë prej rreth 12,5 kilogramë.

Nga procedura e zbatuar parahetimore, nga ana e inspektiorëve nga Sektori për hetime pranë Drejtorisë së doganave të RM-së janë mbledhur dëshmi të cilat tregojnë se personi i dyshuar është dashur marihuanën ta dërgojë nga Kosova në Gjermani.

Pas kompletimit të të gjitha dëshmive, Drejtoria e doganave kudnër kryesit do të parashtrojë padi penale për vepër të kryer penale “prodhim dhe lëshim të paautorizuar në përdorim të drogave narkotike, substancave subtropike dhe prekursorëve” në prokurorinë kompetente publike, ndërsa kryesi do t’i dorëzohet gjykatësit kompetent të procedurës paraprake./Koha.mk

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...