Published On: 3 Gusht, 2017

Kapet hajni që vodhi ar në banesën e kryetarit të Gjykatës

  • Rreth 3 javë më parë shtëpia e kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan, Afrim Shala, ishte grabitur nga një i panjohur.

Lajmin për këtë grabitje e konfirmoi vetë kryegjykatësi Shala.

“Hajni ka qëndruar brenda për 31 minuta. Nuk e ka ditur se i gjithë vendi është i monitoruar nga kamerat”, tha ai.

Po ashtu, kryetari i Gjykatës së Gjilanit tregoi se bashkëshortes së tij i është vjedhur një sasi e arit të martesës.

Në një komunikim për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjilan, Ismet Hashani, bëri të ditur se personi i dyshuar është arrestuar në Prishtinë disa ditë më parë.

Më pas, ai është dërguar në stacion policor, me ç‘ rast edhe janë gjetur dëshmitë se i njëjti është kryerësi i veprës.
Personi i dyshuar është shtetas i Republikës së Kosovës, i lindur në vitin 1977.

Po ashtu, Hashani bëri të ditur se të dyshuarit i janë konfiskuar edhe tri kartela me të cilat dyshohet se janë hapur dyert e banesave.

Hashani tregoi se rasti ishte paraqitur nga një grua, e që më pas, kryetari Shala bëri të ditur se kishte qenë bashkëshortja e tij.

Nga video- incizimet e marra nga blloku banesor ku jeton kryetari Shala, Policia e Gjilanit ka arritur që të zbardhë edhe tre raste të tjera të kësaj natyre.

“Kanë siguruar edhe raste të tjera nga kamerat tona, siç është vjedhja që i ishte bërë një avokatit”, shtoi Shala.

Rasti po hetohet nga njësiti policor i Gjilanit.

Kryegjykatësi Shala nuk është i vetmi nga organet e drejtësisë që i është grabitur shtëpia.
Në nëntor të vitit të kaluar, edhe shtëpia e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, ishte cak i hajnave.
Prej atëherë, të dyshuarit janë arrestuar dhe kanë dalë para gjyqit.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...