Published On: 3 Gusht, 2017

Kapen turqit në Shkup me pasaporta false të Kosovës, ja si ishin siguruar

Të martën në ora 11 e 15 në Aeroportin e Shkupit janë arrestuar pesë shtetas të Turqisë , duke tentuar të lëshojnë Maqedoninë.

Gjatë kontrollimit të pasaportave është konstatuar se pasaportat kosovare që i kanë poseduar, si dhe vula postulore turke në to, janë të falsifikuara, shkruan Gazeta Lajm.

Pas bisedave të kryera, ato kanë pranuar para policisë se pasaportat i kanë blerë nga 2.000 euro një, prej një personi të panjohur nga Kosova.

Pasi janë arrestuar, ata u janë dorëzuar inspektorëve policorë për procedurë të mëtejme.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...