Published On: 7 Korrik, 2017

Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj me kandidatin për Gjykatën speciale Alban Dizdarin!

Një foto flet sa një mijë fjalë thonë. Nuk e dimë sa fjalë mund të dalin nga kjo fotografi, ku kndidati për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj në një moment si duket gëzimi për familjen Dizdari, ka dalur në fotografi me Alban Dizdarin tashmë të arrestuar për pjesëmarrje në vrasje.

Alban Dezdari (diku Dizdari), besohet se ishte pjesë grupit të vrasësve më të mëdhenj që ka pasur Kosova.

Ai është nip i Ibrahim e Qerim Kelmendit, të cilët duket se kanë gjetur mënyrën vite më parë me korrupsion dhë mënyra tjera, që ta kompromitojnë drejtësinë dhe të nxirrmin nga burgu një pjesë të grupit të vrasësve, duke lënë aty për vrasjen e dy policëve, Shkumbin Mehmetin, i cili në dëshmitë e tij publike ka theksuar disa herë se ai nuk kishte vepruar i vetëm dhe se udhëheqësit e grupit po liheshin të lirë.

Aty, ai implikon në vrasjen e policëve të UNMIK-ut edhe gjithë bashkë të akuzuarit e tjerë, që më pas u liruan nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës, e cila më 9 nëntor 2007 shpalli fajtor për terrorizëm vetëm Shkumbin Mehmetin, derisa liroi nga akuzat Nazim Kadriun, Arben Ahmetin, Arsim Rashitin, Jeton Sylejmanin, Osman Kelmendin, Florim Ejupin, Xhavit Kosumin, Faik Shaqirin, Nezir Kelmendin, Irfan Ademin, Xhafer Zymberajn dhe Bajram Kiqmarin.

Megjithatë, Alban Dizdari, ashtu sikurse ish-të akuzuarit tjerë, përmendej në letrën e Shkumbin Mehmetit. Madje, për Dizdarin, Shkumbin Mehmeti në deklaratën e tij thotë se për dallim nga pjesëmarrësit tjerë nuk e kishte të rregulluar maskën derisa ishte kryer akti i cilësuar terrorist i vitit 2004, raporton expres.

“Aty jemi tubuar të gjithë dhe Agroni i ka thënë Bajramit që të shkojë në një breg që ishte afër nesh në anën e Prishtinës, nuk më kujtohet se Faiku a ka shkuar me urdhër të Agronit apo vullnetarisht ka shkuar me Bajramin, dhe detyra e tyre ka qenë se nëse vetura e policisë nuk ndalet, atëherë Bajrami duhej të shtijë në veturën e policisë (nuk më kujtohet se a ka pasur të shtijë në veturë apo në goma të veturës). Më pas Agroni i ka bërtitur Albanit se nuk e kishte rregulluar maskën, dhe ka kërkuar që me policët që ishim duke i pritur për t’i ndalur të flitej në gjuhën angleze, pas kësaj është vërejtur se vetura e policisë është duke u afruar me dritën e kaltër të ndezur dhe posa ka ardhur afër nesh 4 deri 5 metra (apo edhe pak më larg) kanë dalë Albani, X-si dhe Agroni për ta ndalur. Vetura e policisë ishte duke e zhvilluar një shpejtësi shumë të vogël por posa na ka pa neve e ka ngadalësuar edhe më shumë shpejtësinë dhe Agroni apo X-si kanë folur serbisht edhe pse është dashur të flasin anglisht, dhe për një moment kanë filluar të shtënat, të parin që e kam shikuar ka qenë Agroni duke shti me kallash, më pas i kam parë edhe X-sin dhe Albanin, unë menjëherë kam ndërruar vendin dhe kam dalë në asfalt nga ana e Podujevës…”, përshkruan Mehmeti një pjesë të ngjarjes.

Dizdari dhe të arrestuarit e tjerë për vrasjet politike në Kosovë mund të përfundojnë edhe para gjykatës speciale. SHQIPTARI.EU

 

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...