Published On: 20 Maj, 2017

Kandidati për kryeministër Hoti, duhet të zotohet se do ta rinegociojë marrëveshjen për demarkacion!

 

Kandidati për kryeministër i LDK-së Avdullah Hoti duhet të ndryshojë urgjentisht të paktën një strategji të politikave të tij që i zoton para votuesve.

Dy partitë rivale të LDK-së, në koalicionin e përbashkët PDK-AAK-NISMA, janë shprehur se marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, do ta rinegociojn. Pra, përveç AAK-së, tash edhe PDK-ja, po kërkon rishikimin e Marrëveshjes për demarkacion.

Pra, PDK-ja e ka pranuar se marrëveshja me Malin e Zi ishte e gabuar, dhe se ajo duhet të korrigjohet.

Kjo zbulon se PDK-ja, nuk e prishi koalicionin për demarkacionin, por vetëm sa vërteton tezën tonë tashmë gati dyvjeçare se Qeveria do të binte kurdo që të vinte momenti për dorëzimin e disa komandantëve para Gjykatës speciale. Dhe që të mbrohej PDK-ja nga shkatërrimi dhe komandantët nga humbja e fuqive, për një mbrojtje të fundit, do ta çonin vendin në zgjedhje për t’ia bërë sfidën e fundit  Gjykatës speciale.

Po ashtu sot gjatë ditës edhe Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, theksoi qartësisht se është çështje e Kosovës se si vendos ta zgjidhë demarkacionin, dhe se mund edhe ta rinegociojë, përveç rrugëve të tjera. “Nëse Kosova vendos që ta gjejë ndonjë mënyrë tjetër për zgjidhjen e kësaj çështje, rinegociimi me Malin e Zi, angazhimi i një komisioni të ri për shqyrtimin e kësaj çështje, të kalohet në arbitrazh apo çfarëdo mënyre për zgjidhjen e demarkacionit, do të pranohet nga BE-ja. Nuk jemi ne ata që të ju mësojmë se si ta bëni, por për neve është me rëndësi rezultati. Gjithmonë varet prej jush, ju vendosni se si e bëni këtë”, ka deklaruar sot ajo.

Në këto rrethana të reja të ndryshimit të qëndrimeve dhe të sfidave të reja që vijnë, LDK-ja duhet të dal me qëndrimin e ri për demarkacionin, të cilin duhet ta prezantojë Avdullah Hoti, kandidati për kryeministër.

Duke qenë një figurë e re, ai duhet të dalë sa më parë dhe ta paraqesë si tezë se me ardhjen e tij në krye të Qeverisë do ta rishikojë marrëveshjen e demarkacionit duke i kërkuar Malit të Zi rinegociim, përndryshe marrëveshja paraprake do të hidhet poshtë, pasi edhe ashtu ajo nuk ka vlerë juridike derisa nuk miratohet nga Kuvendi i Kosovës.

Pra, në kontekstin e ri të krijuar, marrëveshja paraprake e demarkacionit me Malin e Zi, nuk do të çohet më tej nga vetë qeveria e ardshme. SHQIPTARI.eu

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...