Published On: 30 Maj, 2017

Kandidati i PD-së rrëfen bisedën me Bashë: I thashë se s’kam para për fushatë…

Partia Demokratike ka vendosur që të garojë në zgjedhjet elektorale të 25 qershorit, me shumë fytyra të reja.

Fitim Zekthi është njëri nga ata. Një kandidat i cili vjen nga bota akademike dhe mediatike, ai garon nën logon e PD në Elbasan i renditur i 6 në listë.

Në një intervistë për  dritare.net, Zekthi rrëfen kalimin  e tij nga bota akademike në politikë, marrëdhëniet e tij me PD dhe mendimin e tij për kritikuesit e PD të cilët kanë mbetur jashtë listave të kandidatëve për deputetë.

Zoti Zekthi ju jeni i 6 në listën e PD për qarkun e Elbasanit, dhe kandidoni për deputetë për herë të parë, si e shihni veten në këtë listë?

Nuk kam hyrë në këtë garë duke menduar numrin në renditje, por kam hyrë si pjesë e një sfide të madhe që të kontribuoj në vendlindjen time.

Si ishte fillimi juaj në PD. Kur filluat që të angazhoheshit seriozisht në këtë parti?

Unë kam qenë aktin në PD që në vitin 1991 dhe familja ime ka qenë mbështetëse e PD që në atë kohë. Pak ditë më parë Basha më thirri në telefon dhe më propozoi që të jem kandidat në zonën time për të shpalosur idetë e mia në këtë fushatë për të përmbysur një sistem 27 vjeçar të të bërit politikë. Unë jam menduar, nuk e pata të lehtë të zgjedhja këtë sfidë por pranova që të jem pjesë e kësaj përballje.

Çfarë i thatë Bashës kur ai  ju propozoi të kandidoni për deputet?

Unë i thashë Lulzim Bashës unë nuk kam para për fushatë, dhe Basha më tha që ne do të bëjmë një fushatë të pakushtueshme.

Si ju duket kalimi nga bota akademike dhe e gazetarisë, ne pjesëmarrje aktive në politikë?

Kalimi nga bota e gazetarisë dhe e analizës politike nuk do të jetë i lehtë për mua, sepse do të duhet të bëhem pjesë e një lufte në shumë raste jo etike dhe jo të drejtë, vulgare dhe ekstreme dhe do të duhet të mbaj pozicione që nuk do të doja t’i mbaja, do të duhet të mbaj qëndrime ndaj atyre që nuk kam dashur të mbaj qëndrime.

A mendoni ju që do të përshtateni brenda PD?

Unë mendoj se do ta gjej veten në PD, sa i përket ekipit të PD. Se ne nuk mund të shohim njerëzit tek e tek, por duhet të shohim çfarë e tëra përfaqëson dhe mund të realizojë. Në këtë moment unë mendoj që PD, është alternativa e vetme që mund tu ofrojë diçka shqiptarëve.

Çfarë mendoni për ikjet e fundit në PD, dhe për kritikat ndaj kreut të PD, zotit Basha?

Ikjet e fundit në PD, mund të jenë edhe serioze, sepse ikja e njerëzve që kanë një kontribut më shumë se 20 vjeçar është e pajustifikueshme. Për mendimin tim sulmet ndaj zotit Basha janë sulme të pamoralshme. Unë shpreh vlerësim ndaj atyre që kanë kontribuar për PD, por sulmet e ditëve të fundit janë sulme krejt të pamoralshme, jo etike dhe janë sulme jo në kohën e duhur dhe të pakuptimta.

Zoti Zekthi do ta kritikoni ju PD, nëse ajo do të arrijë të futet në qeveri?

Unë PD e kritikoj edhe sot në opozitë, për shumë gjëra që nuk i ka bërë mirë gjatë 4 viteve në opozitë dhe do ta kritikoj edhe në kohën kur ajo mund të qeverisë brenda një kuadri të caktuar nëse ajo prek bazën e ideve të saj madje  unë jam i gatshëm të iki fare nga PD nëse ajo kthehet në një parti të korruptuar.

Në dukje të parë fushata elektorale është shumë e zbehtë dhe nuk ka akoma atë emocionin e vërtetë të një fushate elektorale.  Ju që jeni nga brenda si e shihni fushatën?

Unë ka disa ditë që jam në fushatë derë më derë, në dukje të parë duket si një fushatë e qetë, por që në brendësi është një fushatë shumë e ashpër dhe e egër, sepse po qarkullojnë presione, shantazhe, dhe kërcënime.

A mendon se lista Basha do të jetë produktive në këto zgjedhje?

Lista Basha do t’i ndihmojë shumë PD, nuk mund të themi se është si  në ‘90 me ato vlera të mëdha të çmuara, por janë njerëzit e rinj që do të sjellin ndryshimin dhe  një vlerë e shtuar për PD./dritare.net

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...