Published On: 8 Korrik, 2017

Kandidati i LDK’së heq dorë nga ankesa në Supreme

Kandidati për deputet nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Vehbi Imeri, ka bërë të ditur se nuk do të ushtrojë ankesë ndaj vendimit të PZAP-it pranë Gjykatës Supreme të Kosovës.

“Këtë të drejtë ligjore nuk do ta ushtrojë me ç’rast po i hapi rrugë certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Duke ndërmarrë një veprim të tillë po ju mbetem borxh të gjithë votuesve në nivel të Republikës së Kosovës të cilët më kanë votuar, pasi që Qendra për Numërim dhe Rezultate ka humbur kredibilitetin dhe besueshmërinë në rinumërim të votave në vendvotime, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve duke manipuluar me votat e juaja ka shkelur të drejtat e juaja dhe të drejtën time që vota të shkoi tek ai që është dedikuar”, ka thënë Imeri nëpërmjet rrjetit social Facebook.

“Vënia e interesit kombëtar para atij personal më shtyri ta ndërmarr këtë veprim për heqje dorë nga ankesa pranë Gjykatës Supreme të Kosovës, andaj me këtë akt moral shpresoj se edhe të gjithë manipuluesit e votave të cilat janë të shenjta do të japin dorëheqje nga detyrat dhe të marrin përgjegjësit për veprimet manipulative, konkretisht koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve Burim Ahmetaj”, ka shkruar Imeri.
Pas këtij vendimi, KQZ-ja mund ta bëjë sot certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 11 qershor.

Ndryshe dje kryetarja e KQZ-se, Valdete Daka ka sqaruar se nëse nuk do të ketë ankesa në Gjykatën Supreme, atëherë institucioni që ajo drejton mundet ta bëj certifikimin e rezultateve.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...