Published On: 25 Prill, 2017

Kanceri me përmasa tronditëse në Maqedoni, mbi 7 mijë të sëmurë

Në Klinikën e Onkologjisë ka mungesë të acidit të zolendronikut, ilaç që nevojitet për pacientët e prekur nga kanceri. Drejtori i kësaj Klinike, Miki Trajkovski  pranon se ka mungesë të këtij ilaçi, por ai mohon se ka  mungesë të citostatikëve.

“Nuk ka mungesë të citostatikëve por të acid zolendronikut. Në tre tenderët e fundit askush nuk është lajmëruar që ta ofrojë. Në Maqedoni nuk ka, edhe nëse shkoni në barnatore nuk mund ta blini.  Nuk po lajmërohet askush në tenderët e shpallur,  që kur kishim një prodhuesi me  çmime të  ulëta dhe për shkak të referencës negative të cilët ata e kanë pasur për acidin zolendronikut”, thotë Trajkovski.

Ai premtoi të hënën sërish do të hapet tender i ri për të siguruar këtë ilaç, por nuk mund të jap hollësi se kur ky ilaç do të jetë i shpërndarë në barnatore.

Biba Dodeva nga Aleanca e Organizatave të Pacientëve thotë se duhet të ndërmerren masa parandaluese nga Ministria e Shëndetësisë dhe të sigurohen kushtet për trajtim mjekësor të këtyre të sëmurëve.

“Të zvogëlohet stigmatizimi që të sëmurit e kancerit nuk mund të shërohen. Por të bëhet edhe edukimi i qytetarëve për atë se sit ë veprohet në rast se janë të prekur nga kanceri. Kjo të bëhet me hyrjen në fuqi të Planit nacional për kontroll të kancerit 2016-2020”, theksoi Dodeva.

Sipas Klinikës së Onkologjisë, në Maqedoni janë të diagnostifikuar 7.330 persona me kancer. Vetëm në vitin e kaluar janë evidentuar mbi 6 mijë raste të reja, ndërsa numri i vdekshmërisë ka qenë mbi 4 mijë veta.(TV21)

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...