Published On: 5 Korrik, 2017

Kancelarja Merkel, punë vigane në përgaditjen e Samitit G – 20

Sherif Ramabaja
Brenda një jave pritet të filloj takimi në Hamburg të Gjermanisë, Samiti G – 20. Që tash tensionet janë shtuar në qytet nga demonstruesit e ndryshëm politikë, që kanë ardhur edhe nga shtetet e tjera evropiane. Grupi më ekstrem, pas nacistëve në Gjermani, janë ekstremistët e majtë autonom që janë të njohur për dhunën që ushtrojnë edhe me djegien e veturave zyrtare. Frika është e madhe dhe e pranishme te qytetarët. Strukturat përgjegjëse, druajnë nga protestuesit e dhunshëm e sidomos nga sulmet terroriste. Problematike për kancelaren Merkel do të jetë edhe pjesëmarrja e burrështetasve kundërthënës si Putini, apo Erdogan. Aspak lehtë nuk do ta ketë as me presidentin Trump, kur dihet tërheqja e tij nga detyrimet mbi klimën. Mirëpo, në telefonatën që kishte me zonjën Merkel presidenti Trump i ka premtuar mbështetje të plotë në samitin G – 20. Me kryetarin rus Putin, lidhen konfliktet në Ukrainë dhe Siri, sanksionet ndaj vendit të tij dhe raportet e tij me Perëndimin. Me kryetarin Erdogan nuk funksionon kohën e fundit asgjë që do të lidhej me normalizimin e raporteve. Pas gjithë këtyre dridhjeve që kanë ndodhur që nga grusht shteti e këndej, duke kujtuar, burgosjet, ndjekjet, përjashtimet nga puna e njerëzve të kategorive të ndryshme deri te akademikët. Pastaj përpjekja e tij për të organizuar takime dhe tubime gjatë Smitit G – 20, me qytetarët turq në Gjermani, edhe pse Gjermania ia ka ndaluar një veprimtari të tillë. Ministria e jashtme gjermane e ka njoftuar shtetin turk, se nuk dëshiron që problemet turke t’i bart në territorin e vetë, kur dihet se këtu jeton edhe bashkësia kurde. Pastaj truprojat e Erdoganit si në Amerikë dhe gjetiu ishin ndeshur me qytetarët protestues duke u shkaktuar edhe lëndime trupore. Duke u nisur nga këto gjëra Erdoganit i është treguar qartë se nuk mund të veproj në Evropë ashtu si dëshiron ai, sepse çdo gjë ka një kufi dhe se pushteti i tij autokrat dhe jo demokratik nuk mund të shtrihet jashtë kufijve të Turqisë. Problem në vete do të jetë edhe çështja e refugjatëve, kur dihet që Italia po kërkon ndihmë, sepse në të kundërtën do t’i mbyll kufinjtë. Përgjegjësia në tavolinën e pjesëmarrësve është e madhe, kur dihen problemet e shumta me të cilat po ballafaqohet bota sot. Mjafton ta kujtojmë Korenë veriore dhe provokimet e saj ndaj Amerikës dhe botës në përgjithësi. Pastaj terrorizmi si kërcënim permanent global, vatrat e luftës, problemet sociale të botës së tretë dhe tregtia si mekanizëm i globalizimit që ka ngecur etj. Duke i menduar të gjitha këto, si dhe kur dihet se zonja Merkel brenda tre muajve ballafaqohet edhe me zgjedhjet për Bundeskancelar janë një sfidë. Në rast të mos suksesit apo dështimit të samitit nga ngase Putinit e Erdoganit janë të paparashikueshëm, mund t’i hakmerret në klimën e brendshme politike në prag të rizgjedhjes së saj.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...