Published On: 24 Tetor, 2016

Kampionia e dyfishtë e Kosovës udhëton për Gjermani

 


Kampionia e dyfishtë e Kosovës  në Boks, Arlinda Muqa e lindur në Pejë,  u nis për Stralsund Gjermani në një Turnir ndërkombëtar të boksit për femra, që do të mbahet nga data 25.10 deri me 30.10.2016. Arlinda Muqaj bokson në kategorinë e lehtë 44 deri në 48 kg. Arlinda Muqaj është njëherit vajza e Bekim Muqajt, trajnerit të parë të kampionit të dëshmuar Elvir Muriqit.

Bekim Muqaj pronari i klubit të boksit “Fighter” në Pejë po tregon [do ditë e më shumë sukseset e talentëve të rinj në arenat e boksit të Kosovës si dhe në ato ndërkombëtare. Fadil Kelmendi  udhëheqës i grupit së bashku me boksieren Arlindën po ashtu edhe babain e Arlindës Bekën, njëherit trajneri i Arlindës u nisën sot nga Aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë në drejtim të Berlinit.

Ju urojmë udhëtim të mbarë për në  Gjermani, ku unë (autori i shkrimit) do ta përcjelli gjatë gjithë kohës së turnirit, dhe i dëshirojmë fitore

Halit Nezaj, menaxher për media i klubit të boksit “Fighter” në Pejë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...