Published On: 22 Prill, 2017

Kamerierja që detyrohet të mbathë taka në punë, tregon këmbët e gjakosura

Një foto që po qarkullon në mediat sociale, tregon këmbët e një gruaje pas punës me orar të plotë si kameriere.

Ajo ka treguar se është e detyruar gjatë tërë kohë të mbathë taka, gjë e cila ka bërë që këmbët e saj të gjakosen, transmeton portali arbresh.info.

Në një postim në Facebook, Nicola Gavins ka kritikuar zinxhirin e restoranteve Joey në Edmonton të Kanadasë për detyrimin e stafit femëror të mbathin këpucë me take.

Ajo ka thënë se mikja e saj ka humbur thoin e gishtit pas ndërrimit, gjatë së cilit asaj i ishte thënë nga mbikëqyrësit që duhej të vinte në punë me take të nesërmen.

Gavins gjithashtu vuri në dukje se punonjëset femra duhet të paguajnë 30 dollarë për të blerë uniformë me ngjyrë të zezë, ndërsa meshkujt mund të zgjedhin vetë veshjen e tyre.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...