Published On: 15 Qershor, 2017

Kameramani personal i Ramës, hajdut celularësh. Kryeministria: Ne e pushuam nga puna

Edi Rama ka publikuar vite më parë foto me kameramanin e tij personal, Erind Vogli. Por, sot u njoftua nga policia se 39 vjeçari ishte arrestuar për vjedhje celularësh.

Pasi mediat publikuan fotot e Ramës me kameramanin e tij, zyra e shtypit e kryeministrisë nxori dokumentin e pushimit nga puna të kameramanit Erind Vogli.

Dokumenti nuk jep arsyet e largimit, por duket se është firmosur në 12 Maj nga Sekretari i Përgjitshëm Ëngjëll Agaçi. Me publikimin e dokumentit Kryeministria duket se del e larë me këtë histori, duke thënë se Vogli nuk është më punonjës i saj.

Njoftimi i policisë për arrestimin e hajdutit, kameraman i Kryeministrit

Më datë 14.06.2017, Specialistët e Komisaraitit të Policisë Nr 1, kanë finalizuar me sukses operacionin “Taktika”, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi:

– Erind Vogli, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje

Për këtë shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve të ndodhura:

• Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:

Më datë 14.06.2017, në afërsi të Pazarit të ri, ka vjedhur telefonin e markës HTC, në pronësi të shtetases E. K.
Më datë 10.06.2017, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. G.

• Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:

Më datë 12.06.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur telefonin e markës Huaëei, në pronësi të shtetases H. Q.
Më datë 09.06.2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. S.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

1. Një telefon i markës HTC
2. Një biçikletë e markës Gial
3. Dy bluza të cilat dyshohen të jenë përdorura prej tij ne momentin e ngjarjeve.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...