Published On: 25 Prill, 2017

Kallxim penal ndaj Daut Haradainajt

Përfaqësues të shoqërisë civile nga komuniteti serb thonë se kanë ngritur kallxim penal pranë Gjykatës Themelore në Pejë, kundër deputetit Daut Haradinaj, për shkak të një deklarate që ai kishte bërë gjatë një interviste në një televizon kosovar.

Në këtë intervistë, Haradinaj ka folur lidhur me mundësinë e ekstradimit në Serbi nga autoritetet franceze, të vwllaut të tij, liderit të Aleancës së Ardhmënisë së Kosovës, Ramush Haradinajt.

“Në rast se gabojnë të bëjnë këto lloje veprimesh, atëherë, ata le të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht të pastër, pa serbë, le të bëjnë hajgare me Ramushin”, kishte deklaruar, Daut Haradinaj.

Lidhur më këtë deklaratë, Nenad Maksimovic, drejtor i Qendrës për paqe dhe tolerancë, i ka thënë Radios Europa e Lirë në gjuhën serbe se Daut Haradinaj jo vetëm që ka nxitë frikë dhe shqetësim të komuniteti serb, por një deklaratë e tillë paraqet vepër penale.

“Nismës së Qendrës për paqe dhe tolerancë për kallxim penal ndaj Daut Haradinajt i janë bashkuar disa organizata të shoqërisë civile si dhe individë. Kurse, qëndrimi ynë i përbashkët është që për shkak të rrethanave specifike këtë lende ka pas mundësi ta trajtoj vetëm Gjykata Speciale e Kosovës”, ka deklaruar ndër tjera, Maksimovic.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...