Published On: 14 Qershor, 2017
Bota |

“Kallet” Bagdadi, temperatura 51 gradë

Në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, ku temperatura arriti sot në 51 gradë Celsius, qytetarët po mundohen të freskohen nëpër dushe të vendosura në skajet e rrugëve.

Qytetarët e Bagdadit po freskohen nëpër dushe të vendosura në skajet e rrugëve nga disa tregtarë të rajonit të ashtuquajtur ”Dera lindore”, në qendër të qytetit, ndërkohë që ka shumë ankesa për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike.

”Temperatura sot është 51 gradë Celsius. Përkundër asaj që jemi duke agjëruar, ende vazhdojnë ndërprerjet e energjisë elektrike. Nuk po mund të durojmë të nxehtin ekstrem. Ne po freskohemi me dushet e vendosura nga tregtarët në skaj të rrugës”, thonë banorët.

Në qytetin e Basrës, në jug të vendit, për shkak të temperaturave që edhe atje i kalojnë të 50 gradët Celsius, qytetarët po freskohen në lumin Arab Shat’ul, përcjell Atsh.

Në një deklaratë nga Instituti irakian i Meteorologjisë thuhet se edhe gjatë ditëve të ardhshme në Bagdad dhe në vendet tjera në jug temperaturat do të jenë të njëjta.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...